Numri i vdèkjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Spanjë ka zbritur në 268, bëri të ditur sot ministria e shëndetësisë. Kjo shifër është më e ulëta e gjashtë javëve të fundit. Numri total i vdèkjeve ka shkuar 24 543, ndërkohë që të infektuarit aktualisht janë 213 435, 1 309 më tepër se dita e mëparshme.
Spanja ka pasur një nga shpërthimet më të këqija të epidemisë dhe qeveria vendosi një nga mbylljet e detyruara më të forta në botë, por tani autoritetet besojnë se më e keqja ka kaluar dhe dëshirojnë të nisin lehtësimin e masave nga java e ardhshme.
Megjithatë, shqetësim i madh mbetet ekonomia e vendit, tkurrur me 5.2% në çerekun e parë të këtij viti. Të martën, Kryeministri Pedro Sanchez përpiloi një plan me katër faza për heqjen e masave, me synim rikthimin në normalitet nga fundi i qershorit, kur do të hapen edhe plazhet.
Sidoqoftë, zona të ndryshme të vendit do të ecin me shpejtësi të ndryshme përmes fazave, në varësi të shkallës së zhvillimit të infeksionit dhe kritere të tjera, si qëndrimi karshi rregullave të distancimit social.