Shërbimi Sekret amerikan ka qëlluar një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, tha agjencia.
Incidenti ndodhi pak pas mesnatës të së dielës pas një “përplasjeje të armatosur” me forcat e rendit.
Policia lokale kishte raportuar agjencinë për një “individ vetëvrasës” që mund të udhëtonte në Uashington DC nga Indiana.
“Ndërsa oficerët u afruan, personi mbante një armë zjarri. Me pas pati një konfrontim, gjatë të cilit ai u qëllua nga personeli ynë,” tha Shërbimi Sekret në një deklaratë në X të postuar nga zëdhënësi Anthony Guiglielmi.
Nga përplasja me armë nuk pati asnje efektiv të lënduar, ndërsa personi që u plagos u transportuar ne spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij, raportojne mediat amerikane.