Sherr aleatësh për kryeministrin, Daçiç kërkon postin e kreut të qeverisë

Posti i kryeministrit të ardhshëm të Serbisë ka futur në sherr para zgjedhjeve dy partitë që qeverisin Serbinë. Ivica Daçiç, aleat historik i presidentit Vuçiç kërkon që në qeverinë e ardhshme partia e tij të ketë më shumë pushtet.

Ministri i Jashtëm dhe Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se kandidatura e tij për kryeministër mund të diskutohet seriozisht vetëm pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve. Sipas tij, do të ishte në interesin më të mirë të Serbisë që ai të jetë kreu i qeverisë dhe Vuçiç president i Serbisë.

Daçiç, i cili është bartës i listës zgjedhore “Ivica Daçiç – Kryeministër i Serbisë”, në një intervistë për agjencinë Beta ka thënë se kryeministri i ardhshëm do të jetë nga partia apo koalicioni që do të fitojë më së shumti vota nga qytetarët në vitin e ardhshëm zgjedhjet.

Daçiç shtoi se qëllimi i SPS-së është që të ketë një shumicë parlamentare dhe komisionere së bashku me SNS-në dhe Vuçiçin.

I pyetur se sa realiste janë pritshmëritë e Aleksandar Vuçiqit se SNS nuk do të ketë nevojë për mbështetjen e SPS për të formuar një qeveri, Daçiq tha se secila parti vendos qëllimet e veta politike.

Ndërkohë ambicia e ministrit Daçiç për të marrë drejtimin e qeverisë nuk është pritur mirë nga Partia Progresiste që qeverisë vendin me Aleksandar Vuçiç. Zyrtarë të kësaj qeverie e kanë cilësuar të tepërt ambicien e minsitrit të jashtëm dhe si një strategji që po demon fushatën elektorale të koalicionit qeverisës. Një anëtar i Partisë së Daçiç fyeu publikisht presidentin Vuçiç një javë më parë dhe ky incident krijoi tensione të forta mes dy aleatëve. Ivica Daçiç u detyrua të shkarkoi funksionarin e partisë së tij dhe të kërkoi disa herë falje ndaj Presidentit, por nuk hoqi dorë nga kandidimi për kryeministër.

Exit mobile version