Një sherr masiv ka ndodhur në Lagjen Pavarësia që qytetit të Vlorës.
Debati ka nisur brenda ambjenteve të një lokali, ndërsa konflikti degjeneroi në grushta jashtë tij.
Në një video të publikuar nga JOQ ALBANIA shihet qartë sherri masiv dhe afrimi edhe i forcave të policisë, të cilët e kanë të pamundur qetësimin e situatës.
Disa prej personave të përfshirë në sherr janë shoqëruar në polici, ndërsa motivi që çoi në përleshjen në grup nuk dihen ende.