Sherr në Kuvendin e Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës sot është përcjellë me tensionim të situatës.

Situata e Kuvendit të Kosovës është tensionuar pas deklaratave lidhur me Gjykatën Speciale, deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Seancën e Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar deputetët e LDK-së dhe PDK-së.

Gjatë daljes nga seanca, ka vazhduar tensionimi i situatës, në mes të deputetit të PDK-së Hajdar Beqa dhe atij të LVV-së, Besim Muzaqi.

Deputeti i PDK-së, Beqa dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “krytë ta heki”.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh në Ukrainë midis Turqisë dhe Rusisë
Artikulli tjetërSi të largoni mushkonjat duke përdorur erëzat natyrale