Sherri i cili ndodhi mëngjesin e sotëm (6 mars), në fshati Qukës i Vjetër, nisi pikërisht nga viktima i cili goditi i pari më sëpatë vëllain e tij dhe më pas ky i fundit u përgjigj duke e qëlluar me armë zjarri në kokë.
70-vjeçari mori ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportuar në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë pak orë më vonë,.
Po ashtu edhe 77-vjeçari mori lëndime, duke u transportuar me ambulancë në spital pas ngjarjes.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.