Shfaqën probleme shëndetësore, thirret ambulanca për të trajtuar dy pensionistë gjatë protestës

Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë për rritjen e pensioneve.

Një i moshuar u shpreh se kërkon rritjen e pensionit në 400 mijë lekë në muaj ndërsa theksoi se nuk duhet të ketë pension nën këtë shifër.

Ai theksoi se ata kanë ndërtuar Shqipërinë dhe se ministrat dhe presidenti paguhen shumë ndërsa janë mbi kurrizin e tyre

Dy nga pensionistët nuk janë ndjerë mirë dhe është dashur thirrja e ambulancës për t’i shoqëruar të moshuarit për të marrë ndihmën mjekësore.

Pamje të tilla na tregojnë fatkeqësisht regjimin që ka mbërthyer Shqipërinë, ku jo vetëm mosha e tretë po përballet me vështirësi financiare, por ka larguar më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të të rinjve në dyert e Europës apo Britanisë së Madhe.

Artikulli paraprakMe zgjebe në shkolla! Mjekët konstatojnë rritje të rasteve në institucionet arsimore
Artikulli tjetërMarta Kos në karrigen e “nxehtë” para eurodeputetëve! REL: Mund të votohet kundër emërimit të saj si komisionere për Zgjerim! Nga integrimi i vendeve të Ballkanit, tek… çështjet kyç që do të përballet