Shfaqet i kënaqur për fitoren e radhës në La Liga, Hansi Flik flet për duelin me Interin dhe konfirmon Sheznin në portë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka folur pas fitores kundër Vajadolidit. Ai komentoi rikthimin e Ter Shtegen në portë, por konfirmoi se Shezni do të jetë portieri kundër Interit dhe Real Madridit në fundjavë.

“Shezni do të jetë portieri të martën kundër Interit dhe Real Madridit. Jam i kënaqur me tre pikët kundër Vajadolidit. Ishim të pafat që e gjetëm veten me një gol disavantazh. U ra dakord që Pedri të luante 45 minuta dhe Frenkie 45 të tjerat.

Rezultati ishte pak i rrezikshëm, por Araujo, Kristensen dhe Ter Shtegen luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Nuk ishte e lehtë me kaq shumë ndryshime. Gavi është mirë. Më vjen keq për Dani Rodriguez sepse ai tashmë po shërohej nga një tjetër dëmtim. Ai demonstroi atë që shoh në stërvitje. Ai gjithmonë ka dhënë gjithçka nga vetja dhe është përkushtuar në maksimum. Do ta mbaj mend këtë për të ardhmen.

A do të jetë Fermin në fushë kundër Interit? Ai gjithmonë ka mundësinë të fillojë. Më pëlqen mentaliteti i ekipit. Pozicioni i Dani Olmos si nëntë fals? Duke e vendosur Olmon në atë pozicion, u përpoqa ta ndryshoja sepse ata po krijonin një bllok të ulët që e bënte të vështirë hyrjen në zonën e penalltisë”, deklaroi Flik.

Artikulli paraprakTë dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës, ja Vitaminat e nevojshme që duhet të merrni
Artikulli tjetërNuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim