“Shfaqja e gjakut” që duan të shikojnë!

Nga Ermal Peçi

Ashtu siç pritej dalja e Lulzim Bashës ka trazuar edhe njëherë botën mediatike dhe politike. Një dalje që diferencoi më shumë me gjuhën e tij politike dhe vizionin që duhet të ketë Partia Demokratike. Mesa duket propagandës së qeverisë, gjuha politike, profili i një politikani ndryshe, i cili i mbështet drejtësinë pa asnjë kusht, nuk i ka pëlqyer dhe nuk i ka shkuar sipas regjisë që ajo do të donte.

Jo vetëm që kërkonte një “Bashë imitim” të klasës 33-vjeçare që çdo pyetje për kundërshtarët e tij politikë, t’i përgjigjej me gjuhë linçimi, akuza dhe kode mafioze. Kjo do të ishte perfekte për mendjet djallëzore, të cilat duke shfokusuar vëmendjen me luftën në PD, arrijnë të firmosin konçesione dhe të abuzojnë me pushtetin. Spektatorët e pushtetit u zhgënjyen kur panë një politikan ndryshe, i cili ka 12 vite që sulmohet në çdo aspekt nga rrafshi politik e deri tek ai familjar, me thika pas shpine, të cilat ja kanë ngulur bashkëpunëtorët e tij jo vetëm për ta vrarë por për ta zhdukur nga skena politike. Skenarë që jo vetëm nuk i realizuan dot, por as nuk e tjetërsuan dot profilin e tij politik për ta mbushur me urrejtje, zili dhe gjuhë përçarëse.

Propaganda duke mos gjetur arsye për të rindezur shfaqjen e gjakut që kërkojnë, nxorrën nga hiçi për ta fabrikuar në opinionin publik mirënjohjen që Lulzim Basha shfaqi në aspektin personal për Sali Berishën. Një mirënjohje, e cila i dha një aspekt njerëzor dhe të një politikani shumë dimensional që pavarësisht mirënjohjes personale bëri aktin politik që askush nuk pati guxim ta bënte.

Profili i një shtetari i cili zgjodhi institucionin dhe partnerët strategjik mbi individin.

E propopaganduan si arsye që Basha nuk do ta luftojë Sali Berishën, që ai nuk është i distancuar plotësisht dhe se po të mos ishte për amerikanët ata do të ishin bashkë.

Pse sot ata kërkojnë që ne të hedhim vrer ndaj Sali Berishës? Cila është arsyeja?

Përgjigja është shumë e thjeshtë në çdo aspekt të saj, Ramës i intereson që kjo luftë të vazhdojë, oligarkëve ju intereson që kjo luftë të vazhdojë dhe përdorin çdo mekanizëm nga shantazhet me video, tek fondet publike e private për të mbajtur deputet, të cilët i fryjnë këtij zjarri, por edhe vetë hallin e Berishës.

I intereson që të hedhim vrerë mbi Sali Berishën për të mbajtur me çdo kusht shfaqjen e gjakut mbi të djathtën shqiptare sepse e dinë që ditën që kjo shfaqje mbaron do t’ju kthehet në boomerang. Boomerang, i cili vjen nga potenciali politik që ka e djathta sot.

Jo vetëm në eksperincën, maturinë politike, të cilën Basha e ka kultivuar nëpërmjet betejave politike, por edhe nga qëndrestarët, të cilët mbajtën partinë në këmbë si Bejko e Alibeaj që kishin peshën e tyre specifike në mbajtjen gjallë të kësaj partie. Në të gjithë këtë shkatërrim-kreativ që ndodhi brenda të djathtës lindën e filizat politik në çdo copëz të saj, të rinj me CV të pasur profesionale dhe akademike, Marsid Gupi, Sidi Hasanaj, Namir Lapardhaja, Azmer Duleviç, tek Rithemelimi është Shpend Gashi dhe Indrit Vokshi, një i djathtë, i cili sot për sot nuk është i atashuar në asnjë grupim. Keta janë të rinjtë të djathtë që diferencojnë me artikulimin e tyre politik.

Për këtë arsye duan që shfaqja e gjakut të së djathtës të vazhdojë dhe fokusi të mos jetë tek bashkimi apo vizioni i së të djathtës si alternativë. Se ky bashkim i ardhur mbi parime politike dhe kartë morale dhe një ofertë politike për qytetarët mbi të gjitha rrezikon vetëm një emër.

Ai është Edi Rama.

Artikulli paraprakTë hënën nis sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të ndodhë?
Artikulli tjetërIndeksi i Progresit Social 2024 (SPI) e vlerëson me 10 pozicione më pak Shqipërinë se një vit më parë