Shfaqja më e shemtuar që mund të ofrojë Rama është takimi me zonjat…

Nga Orjola PAMPURI

Nuk ka skene me te shemtuar, se te thure lavde, e te te beje moral per rendesine e gruas pikerisht ai, qe nuk e di e nuk ka pranuar ta mesoje kurre, edhe pas shume pesimesh.

Sa e vertete mund te jete per secilin nga ne qe; “nese kerkoni qe dicka te thuhet, i thoni nje burri, nese kerkoni qe dicka te behet i thoni nje gruaje,” kete pohoi Margaret Thatcher, dhe kete mund te ta pohoje, pranoje ne heshtje apo me fjale gjithkush, pasi nje grua ben e di te beje shume pune njekohesisht, di te jete nene, grua, bashkeshorte, kolege, amvise e profesioniste shume mire, e per kete sigurisht meriton vemendje e respekt maksimal, por e thene kjo nga Edi Rama, tingellon me hipokrite se vete hipokrizia.

Mundet te flase Edi Rama, per grate kur kundrejt nenave, e grave shtatzene protestuese per banesat e tyre ne unazen e re, hedh gaz lotsjelles pa dhimse, kur nena te moshuara qendrojne ne shi e te ftohte per strehen e tyre, e ky megalloman nuk do t’ia dije.

Mund te flase Edi Rama per e me grate, kur ne bashki e parlament u rreh krahet atyre qe kane perdhunuar e kane qene pjese e trafikut te grave dhe vajzave. Si mundet Edi Rama, te shkele mbi dinjitetin e tyre e tu flase aq shume, per rendesine tyre, kur ai vete se diti kurre, si mundet te premtoje e te flase per nje vlere, te cilen nuk e vleresoi kurre.

Kush kujton se eshte ky kryeminister, qe vijon te aktroje ne menyre te shemtuar perballe qytetareve te ketij vendi, te cilet i varferoi si kurre ndonjehere. E di ky palo kryeminister qe jane me mijera nena qe nuk kane me se te ushqejne femijen e tyre, e jo me larg se dje nena e tre femijeve i dha fund jetes, pikerisht sepse e munden hallet e mundimet per te mbijetuar ne kete vend, ku ti dhe vetem ti ua privove cdo shprese shqiptareve.

Edi Rama, grate jane vlere, e qe te flasesh perballe vlerave, minimalisht duhet te mbartesh dhe vete ato. Mjaft me na edukuan te paedukuarit, na bene moral imoralet, na dhane mend intrigantet, e kerkojne te na ndertojne ‘te shemburit’. Kur merr pozita, e flet per nje ceshtje, mendohu mire, se pari duhet ta nisesh reformimin nga vetja. Por reformimi nuk mund te rinise pas shume thyerjesh, shenjat e te cilave fatkeqsisht te ndjekin tere jeten. Edhe pse mundohesh te ngresh, zerin, ai ndjehet gjithnje e me i ulet para bemave te tua.

Mjaft me i perdore grate Edi Rama, dhe mbrojtje dhunuesit e tyre. ‘Shfaqja’ e shemtuar mbaroi tashme.

Exit mobile version