Edhe mjekët nuk janë të siguruar dhe të mbrojtur, por dërgohen tek pacientët si mish për top dhe në kushte që i ekspozojnë tërësisht nga virusi.
Aranita Brahaj denoncon skandalin që po ndodh me bluzat e bardha dhe që mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë.
Postimi i plotë
Kjo tregon që shëndetësisë tonë i mungojnë masat mbrojtëse edhe të zakonshme.
Datë 15 i kemi kërkuar zyrtarisht ministrisë së shendetësisë infomramcion se sa personel i shërbimit parësor (qendra shëndetësore, ambulanca, poliklinika) janë testuar apo karantinuar, ne asnje nga konferencat e 2 datave te fundit nuk na është bërë një njoftim
Nuk po kërkojmë tampon testues për të gjithë popullatën as për 25% të saj, por të paktën mjekët e qendrave që kanë javë që takohen me pacjent me simptoma (temperturë, ftohje, dhimbje fyti, imunitete të sëmuri) të testohen.