Shifra rekord të votuesve

Autoritetet shtetërore zgjedhore dhe vëzhguesit kanë raportuar për rritje rekord të votimeve të hershme, ndërsa në këtë aspekt prijnë votuesit hispanikë. Ky zhvillim duket se i ka dhënë një epërsi kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton.
Agjencia “Associated Press” ka raportuar se, së paku 43.2 milionë njerëz kanë votuar deri ditën e hënë, ndërsa pritet që numri i përgjithshëm i këtij lloji të votimeve të arrijë në 50 milionë.
Kjo do të thotë se më tepër se 40% e zgjedhësve amerikanë tashmë e kanë hedhur votën e tyre para ditës së djeshme, kur ishte dita e zgjedhjeve presidenciale.
Votimet e hershme të hispanikëve raportohet se kanë shënuar rritje në shtetet kryesore, ku pritet fitorja e kandidatit republikan, Donald Trump, siç janë Florida, Nevada dhe Kolorado.
Udhëheqësi i fushatës së zonjës Clinton, Robby Mook, tha se rritjen e numrit të votimeve të hershme e sheh si shenjë se baza zgjedhore demokrate është e fuqishme dhe e motivuar në ditën e djeshme zgjedhore.

Exit mobile version