Shifra skandaloze, KLSH: Biznesi ka paguar deri tani 46.5 milionë euro për 27 lloje kasash fiskale

Kontrolli i Lartë i Shtetit ne një inspektim të posaçëm për efektivitetin e kasave fiskale gjeti se, 46,5 milionë eurot e shpenzuara për 27 lloje kasash fiskale në përdorim, nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit.

Madje KLSH vlerëson se në krahasim me vitin 2009, ka rënë ndjeshëm pesha e të ardhurave, që mblidhet nga tatimet.

Në vitin 2009, tatimet mblidhnin 30% të TVSH-së totale, ndërsa për periudhën 2010-2018, pesha mesatare e TVSH-së së mbledhur nga tatimet ishte 24%.

Ashtu si në periudhën para implementimit të kasave fiskale, mbi 76% e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar arkëtohet në dogana nga mallrat e importit, ndërkohë që vlera e shtuar është shumë më e lartë nga importi i mallrave deri te shitja finale.

TVSh e deklaruar (paguar) nga raportimi i kasave fiskale, për Biznesin e Vogël, dhe pesha që Ndërsa TVSh e deklaruar dhe paguar nga Biznesi i Vogël (me TVSh), ka ardhur duke u rritur nga 2.170.668.000 lekë në vitin 2016, në 3.125.885.000 lekë në vitin 2017 dhe në 6.218.049.000 lekë në vitin 2018.

Rritja më e madhe i përket vitit 2018, ku TVSh e mbledhur nga biznesi i vogël me TVSH është rritur me 3.092.164.000 lekë, ose gati dyfishuar.

Gjithashtu edhe ndikimi/pesha që TVSh e paguar nga Biznesi i Vogël (me TVSh), ndaj TVSh-së totale të paguar nga raportimi i kasave fiskale, ka ardhur duke u rritur nga 3,3% që ishte në vitin 2016, në 4,3% në vitin 2017 dhe në 7,7% në vitin 2018.

Drejtoria e Tatim-Paguesve të Mëdhenj dhe Tirana mbajnë peshën më të madhe të xhiros së raportuar nga kasat fiskale, me përkatësisht 31 dhe 29% të totalit, të ndjekura nga Durrësi me 9,5%, Fieri me 6,1%, Elbasani (4,2%), Shkodra dhe Vlora me nga 3,9%.

Të gjitha drejtoritë rajonale, me përjashtim të Dibrës dhe Beratit, kanë shënuar rritje të xhiros së raportuar nga kasat fiskale, por ndikimin kryesor e kanë dhënë Tirana dhe DTM, që kanë ndikuar në gati 70% të rritjes me bazë vjetore në 2018-n.

Mirëpo KLSH vëren se pavarësisht rritjes së xhiros së raportuar nga kasat, ajo që konstatohet në periudhën 2017-2018 është ulja e raportimit mesatar për kupon. Në vitin 2018, raportimi mesatar për kupon ishte 1.144 lekë, nga 1.167 lekë në 2017-n dhe 1.205 lekë në 2016.

Vetëm në xhiro e raportuar nga Drejtoria e Tatimpaguesve te Mëdhenj dhe Degës së Tiranës ze rreth 60 % të xhiros së realizuar në rang vendi.

Kjo dukuri është konstatuar në të gjitha rrethet, me përjashtim të Tiranës që ka shënuar një rritje të lehtë (me 2,5%). Ndërsa rënia më e lartë është shënuar në Tatimpaguesit e mëdhenj me 4,4%.

Kjo dukuri mund të jetë një tregues i rritjes së informalitetit në përgjithësi, sidomos në vitin 2018, pas uljes së pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë.

KLSH vëren se Ministria e Financave si institucioni përgjegjës për financat dhe ekonominë e vendit, nuuk ka të përcaktuar detyra konkrete mbi menaxhimin dhe monitorimin e mbarëvajtjes së sistemit të kasave fiskale, monitorimin ndaj AT në lidhje me objektivat e kësaj të fundit në mbarëvajtjen e sistemit të kasave fiskale.

KLSH vlerëson se nuk janë vendosur objektiva të qarta dhe nuk janë identifikuar drejt përfitimet që do të kishte nga sistemi i kasave fiskale, si dhe nuk janë përcaktuar tregues për performancën e sitemit në vijimësi. Vendosja e objektivave është hapi i parë më i rëndësishëm për implementimin e sistemeve të paisjeve fiskale.

“Monitor”

Artikulli paraprakEdhe INSTAT konfirmon shifrën dramatike: 40% e popullisë së Shqipërisë është larguar nga vendi
Artikulli tjetërAkuza e fortë e Haradinajt për Ramën: Me Vuçiçin po kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë