Bardh SPAHIA
Koncesionari i sterilizimit te instrumentave mjeksore kirurgjikale, e ofron sherbimin me setet e veglave te grupuara ne tre nivele. Seti i madh me mbi 50 instrumenta dhe kosto rreth 200 euro, seti i mesem me 40-50 instrumenta, me kosto rreth 150 euro dhe seti i vogel me 30-40 instrumenta dhe me kosto rreth 100 euro. Per cdo nderhyrje kirurgjikale ofrohet set veglash.
Edhe per nderhyrjet me te vogla qe kerkojne 2-3 instrumenta, sherbimi nga koncesionari i sterilizimit ofron vetem setin me te pakten 30-40 vegla pra 10 fishin e veglave qe praktikisht nuk perdoren fare. Kjo ka cuar ne rritjen e kostos se sterilizimit shumefish pertej cdo parashikimi, prej rritjes se numrit te rasteve qe konsiderohen si operacione kirurgjikale sado te vogla qe mund te jene.
Fatura e kostos duhet paguar nga spitalet. Kjo ka bere qe ne spitale te hiqet dore nga instrumentat e koncesionarit per nje numer te madh nderhyrjesh, nga pumundesia per te perballuar kostot, pra koncesionari do vazhdoje te marre milionat e taksapaguesve shqiptare nderkohe qe qytetaret do vazhdojne te operohen me veglat e vjetra kirurgjikale nga pamundesia e spitaleve per te paguar setet e fryra ne menyre te panevojshme, thjeshte per arsye korruptive.
Keshtu ne kirurgji per nderhyrjet kirurgjikale te vogla (mikrokirurgji) kostoja e instrumentave del e paperballueshme. Kjo mund te thuhet edhe per lindjet ne maternitete, apo edhe shume nderhyrje ne spitalin e traumes e sanatoriume, dhe sigurisht qe situata behet edhe me e paperballueshme ne spitalet e rretheve.
Pra eshte e qarte, se nga kjo kosto e madhe per instrumenta qe nuk perdoren fare, por qe per sterilizimin e tyre paguhet, tashme ne spitale nuk ofrohen instrumentat nga koncesionari sterilizimit. Spitalet per shume nderhyrje tashme jane pa instrumenta mjeksore te duhur. E gjitha kjo situate prek direkt jo vetem shendetin e pacienteve por edhe xhepat e cdo shqiptari.