Shifrat e çmendura të Machester City në merkaton e futbollistëve

Paratë nuk garantojnë sukses, por ndihmojnë në arritjen e suksesit. Që kur Manchester City u mor në pronësi nga grupi Abu Dhabi United, në vitin 2008, “Citizens” i kanë fituar katër tituj të Premierligës, dy tituj të Fa Cup dhe katër tituj të League Cup.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Manchester City i ka shpenzuar plot 1.52 miliard euro për transferimin e 278 futbollistëve të rinj – pothuajse 200 milionë funte më shumë sesa kushdo tjetër.

Ata gjithashtu kanë shitur më së shumti futbollistë gjatë kësaj periudhe (280), mirëpo i kanë fituar vetëm 452 milionë euro nga këto shitje, duke bërë që shpenzimet neto të tyre të arrijnë mbi 1 miliard funte.

Gjithashtu, edhe Barcelona, Real Madridi, Chelsea, Paris Saint-Germaini e Juventusi njihen si shpenzues të mëdhenj.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, në mesin e top 20 shpenzuesit më të mëdhenj në botën e futbollit gjatë dhjetë vjetëve të fundit vetëm dy skuadra kanë fituar më shumë sesa kanë shpenzuar: Monaco dhe Borussia Dortmundi.

Shtatë nga klubet në këtë listë i kanë shpenzuar mbi 1 miliard funte gjatë dhjetë vjetëve të fundit, përderisa Liverpooli dhe Atletico Madridi janë shumë afër kësaj shifre.

Listën e dominojnë klubet nga Premierliga, e cila përfaqësohet me shtatë klube: Manchester Cityn, Chelsean, Manchester Unitedin, Liverpoolin, Arsenalin, Tottenhamin dhe Evertonin.

690 3

Exit mobile version