“Shiko gruan dhe motrën se nuk i dihet si del”, Monika kërcënon Ballën, Taulanti ikën me shpejtësi

Kryetarja e LSI ka kërcënuar hapur në prani të mediave, Taulant Ballën ndërsa ishte duke dhënë një prononcim për mediat. Ka qenë Balla që ka hedhur disa fjalë në drejtim të familjes së Kryemadhit dhe kjo ka sjellë reagimin e ashpër të saj ndaj Ballës”. Rri urtë, mos u merr me familjet se nuk i dihet si del”, i është përgjigjur Kryemadhi. Balla është larger me hap të shpejtë duke u larguar nga vendi ku Kryemadhi po jepte deklaratën për mediat.
Në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë para gazetarëve për të shpjeguar tensioned dhe zhvillimin e seancës.
Gjatë kohës kur socialisti Balla po fliste para gazetarëve, ka ndërhyrë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Balla e quajti Kryemadhin “gruaja e presidentit që bën zhurmuesen”.
Kryetarja e LSI-së iu përgjigj duke i thënë Ballës të shikojë bashkëshorten dhe gruan e tij.
Debati i plotë:
Balla: Ti ke të drejtë se ty ta zuri vendin Luli e s’kishe mundësi të flasësh.
Më vjen keq që gruaja e Presidentit është kthyer në një zhurmuese.

Kryemadhi: Shiko gruan dhe motrën tënde. Rri urtë.
Balla: S’ke edukatë…
Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë. Mos u merr me çështje familjare se s’do dalim mirë… Rri urtë. S’të shpëton dot Edi Rama ty. S’bëhesh dot ministër i Brendshëm t’i zesh vendin Fatmir Xhafës.Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në debatin që ka zhvilluar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka thënë se Balla po përpiqet t’i zerë vendin Fatmir Xhafës.
Kryemadhi i tha Ballës:” Rri urtë… S’të shpëton dot Edi Rama ty. S’bëhesh dot ministër i Brendshëm t’i zesh vendin Fatmir Xhafës.”
Prej javësh në media është përfolur se deputeti i Librazhdit është favorit për t’i zenë vendin ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëse ky i fundit do dorëzonte detyrën.
Deklarata e Kryemadhit sot ka konfirmuar zërat se Balla është rivali i parë përballë Xhafës në PS për të drejtuar Ministrinë e Brendshme.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se në shtator kabineti qeveritar do të ketë ndryshime.

Artikulli paraprak“Mos më pyet për Xhafën e Tahirin”, kushti i ministres së Ramës për gazetaren e Deutsche Welle
Artikulli tjetërBasha-Braçes: Zar i bandave të Lushnjes, hajde këtu se ta tregoj unë…