Shikoni protestën madhështore të popullit të bashkuar, Basha: Eshtë futur në vrimën e miut

Një tjetër foto tregon masivitetin në protestën madhështore të opozitës. Janë qindramijëra protestues që janë të bashkuar dhe të vendosur për të vazhduar betejën kundër regjimit dhe janë të pathyeshëm.

Populli protestën prej katër muajsh dhe numri i protestuesve jo vetëm që nuk po bie, por në të kundërt, sikurse shikohet në këtë foto është shtuar edhe më shumë se në protestën e parë.

Basha gjatë fjalës së ti ia ka bërë të qartë Edi Ramës nga zyra e tij se nuk do të pranohen zgjedhje me të si kryeministër. Se nuk do të pranojnë një proces kriminal nga një bandë kriminale.

“Ne nuk do të pranojmë qeverinë e krimit. Ne Nuk do të pranojmë një proces kriminal të zgjedhjeve. E gjithë beteja jonë është për zgjehdje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të pranojmë që banda e Edi Ramës të mbajë të mbyllur derën e Europës”.

Basha u ka bërë thirrje protestuesve që të kujdesen që të mos lëndojnë efektivët e policisë.

1

2

3

4

5

Artikulli paraprakBasha në krye të qindramijëra protestuesve: Rama kufomë politike, para drejtësisë
Artikulli tjetërQindramijëra protestues të vendosur: Asnjë hap pas