Ditën e sotme në mitingun për shpalljen e kandidatit socialist për Bashkinë Tiranë ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi.
Prezenca e saj në miting është bërë publike nga vetë ajo në një postim në rrjetin social Instagram.
Gjithashtu një qytetar në redaksinë e JOQ Albania ka dërguar dy video ku shihet se drejtoresha (me flokët kaçurrela dhe bionde) është tepër e entuziazmuar që ka marrë pjesë në miting, duke kërcyer si “një fëmijë” nën rimet e muzikës.
Drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Dobi njihet për rezistencën e saj ndaj protestës së studentëve.
Ajo kërkoi të pengonte gjimnazistët t’i bashkoheshin, protestës, por jo gjithmonë ia doli.
Në një mbledhje të Senatit të Shkollës, Dobi u shpreh asokohe:
Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim”.
Erion Veliaj u shpall kandidat i socialistëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndonëse këtë herë socialistët kanë shumë pak aleatë, Veliaj ka shprehur bindjen se edhe pa mbështetjen e tyre do ta fitojë betejën i vetëm.
Në fakt kjo mbetet për t’u parë, sepse me “masakrën” që i ka bërë Tiranës, ka humbur një pjesë të mirë të qytetarëve.