Shishja e vdekjes së të burgosurit

Kastriot DERVISHI

Fotografia i takon procesit të zhvarrimit të varrit nr.54, kryer më 29 prill 2010, në varrezën publike të fshatit Panahor në Ballsh. Këtu janë varrosur të gjithë të dënuarit politikë që kanë vdekur gjatë vuajtjes së dënimit në vitet 1972-1982, kohë kur reparti nr.309 ndërtonte uzinën e përpunimit të naftës.

Në foto është shishja identifikuese me emrin e personit të varrosur. Për të kursyer marrinat që po dëgjohen për “varreza masive”, e quaj me vend të theksoj se kemi të bëjmë me një varrezë të thjeshtë, në të cilën ICMP-ja nuk ka asnjë rol.

Po ashtu nuk duhen ngatërruar vendet e ekzekutimit me parcelat e varrimit të të dënuarve gjatë vuajtjes së dënimit. Janë krejt të kundërta. Në pritje të çudive të ICMP-së, nuk e di sa ka shkuar “bursa” e të zhdukurve këtë javë, se herë bëhet 6 mijë, herë 5 mijë, herë 4 mijë.

Për të gjithë të paditurit që e luajnë politikisht këtë çështje, madje edhe me qëllime përfitimi (gjëja më e pisët në botë), kam vetëm një këshillë: një i ekzekutuar nuk është patjetër i zhdukur. Shumë eshtra janë gjetur dhe varrosur prej vitesh.

Artikulli paraprakStudenti tregon dhunën në komisariat: Bashkë me shokun tim na mbajtën në birucë me fraktura dhe hemoragji
Artikulli tjetërSi të luftojmë pagjumësinë pa ilaçe