Shiu i parë i vjeshtës përmbyt Vlorën e punëve imagjinare të Ramës

Ka mjaftuar shiu i parë i vjeshtës, që Vlora e sukseseve imagjinare të Ramës në infrastrukturë të përmbytet.

Pamjet që vijnë nga Vlora këtë mbrëmje nuk kanë nevojë për koment për të kuptuar se si janë bërë punët nga Rama dhe të tijët në Bashki.

Për pasojë janë përmbytur disa rrugë në qytetin e Vlorës, më konkretisht tek Porti dhe “Albano Romina”.

Përmbytjet kanë shkaktuar vështirësi në kalimin e njerëzve dhe automjeteve. Probleme ka pasur edhe në qytetin e Durrësit, ku disa rrugë kryesore janë bërë të pakalueshmme ndërsa situatë problematike paraqitet edhe në periferi.

Reshjet e shiut nuk do të ndalen në vendin tonë për të gjithë javën, ndërkohë që mbetet e paqartë se çfarë masash janë marrë për të shmangur përmbytjet në zonat më të rrezikuara.

Artikulli paraprakRama të japë dorëheqjen urgjentisht! Deklarata e fortë e presidentit Meta
Artikulli tjetërAlizoti: Më shqetëson fakti se në shoqërinë shqiptare po drejton një budalla