Shiu i rrëmbyeshëm përfshin Evropën Qendrore dhe Lindore, 4 persona gjendet të pajetë në Rumani

Evropa qendror dhe ajo lindore janë përfshirë nga moti i keq me reshje të rrëmbyera shiu.

 

Rumania ka ngritur kampe zhvendosjeje dhe ka nisur operacionet e shpëtimit pasi përmbytjet vranë të paktën katër persona dhe shkatërruan mijëra shtëpi në lindje të vendit.

Varkat dhe avionët ushtarakë po përdoren për të lëvizur njerëzit në vende të sigurta dhe kryeministri Marcel Ciolacu ka thënë se prioriteti tani është parandalimi i humbjeve të mëtejshme të jetëve.

Shirat e shumtë kanë fryrë lumenj duke shkaktuar paralajmërime për përmbytje në Republikën Çeke, Poloni, Austri, Sllovaki dhe Hungari.

Barrierat nga përmbytjet në kryeqytetin çek Pragë janë ngritur, ndërsa në disa pjesë të Polonisë banorët janë evakuuar.

Katër personat e vdekur u gjetën në rajonin juglindor rumun të Galatit gjatë një operacioni kërkimi dhe shpëtimi, konfirmuan shërbimet e urgjencës për agjencinë e lajmeve AFP.

Artikulli paraprakPlagosi me armë zjarri dy persona, zbardhet e shkuara e errët e autorit
Artikulli tjetërDokumenti/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 45 mijë për Shkëlzenin në SHBA