Shkarkimi i kreut të policisë së Shkodrës, reagon Bushati: Edi Rama po ndërron hajdutët e vjetër me hajdutë të rinj

Deputeti i zgjedhur i PD ka reaguar pas shkarkimit të kreut të policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj. Bushati shkruan në një postim në Facebook se, shkarkimi i vonuar i Nikos është treguesi se Edi Rama po ndërron hajdutët e vjetër me hajdutë të rinj dhe është prova e kalbëzimit të kësaj qeverie nga krimi.

Postimi i plotë

Inspiruesi i krimit nuk e ka seriozisht. Shkarkimi i vonuar i Niko Brahimaj duhej bërë më kohë.

Duhej shkarkuar përpara së ta kthente Shkodrën në hartën e hashashit, përpara se viktimat të numëroheshin rrugëve dhe kohë më parë se krimi të merrte në dorë fatet e qytetit. Por jo, detyra e fundit e Nikos ishte siguria që do të jepte për masakrën zgjedhore. Dhe që e kreu me sukses. I kujtoj sot Nikos, se ka një padi posaçërisht për të dhe emisarët e tij në SPAK.

Shkarkimi i vonuar i Nikos është treguesi se Edi Rama po ndërron hajdutët e vjetër me hajdutë të rinj dhe është prova e kalbëzimit të kësaj qeverie nga krimi.

Artikulli paraprakShembja e Teatrit/ “Aleanca”, tjetër kallëzim në SPAK: Të arrestohet Veliaj, kemi prova të reja
Artikulli tjetër75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë