Kush do jetë traineri i ri i Kombëtares dhe kush po i cakton trainerët?

Christian Panucci nuk do të jetë më trajneri i kombëtares shqiptare. Tekniku italian është shkarkuar menjëherë pas ndeshjes së humbur me Turqinë, në debutimin e kualifikuesve të Euro 2020, me një vendim, që me shumë mundësi ishte marrë përpara nga presidenti i FSHF Armando Duka, nëse rezultati nuk do të ishte fitore.

Kundër Andorrës, në transfertën e 25 marsit, kuqezinjtë do të drejtohen nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, në pritje të emërimit të një trajneri të ri, që mund të jetë Edy Reja.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci – shkruhet në komunikatën për shtyp -. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”.

Një komunikim i thatë, ashtu si rezultatet e Panuccit, që natyrisht nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe e artikuloi qartë: “Kjo është skuadra, këta janë lojtarët, duhet të punoj pak më shumë me mendjet e tyre”, tha italiani në flash zone, vetëm se tani duhet të punojë me veten, për të kuptuar cfarë bëri keq në gjithë aventurën me Shqipërinë, ku gjërat pozitive, duhet pranuar ishin shumë pak, në krahasim më shpërfytyrimin e skuadrës së trashëguar nga Gianni de Biasi.

Christian Panucci në 15 ndeshje në krye të Shqipërisë ka një bilanc të sikletshëm me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Tekniku nuk arriti kurrë ti japë një fizionomi skuadrës, apo të ideonte një formacion solid titullar. Praktikisht gjithnjë në ndryshim, kuqezinjtë humbën identitetin dhe nuk ditën të adaptohen taktikisht me idetë e teknikut.

Komunikata zyrtare: FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Edi Reja është një trainer me përvojë. Më parë ai ka drejtuar Lacion, ku Drejtor teknik është Igli Tare. Pyetja që shtrohet është se kush po i përcakton trainerët e Kombëtares? A është Tare pas këtyre ndryshimeve?

Artikulli paraprakVeliaj, gjysëm milionë euro për antimitingun e nesërm
Artikulli tjetërÇmim ndërkombëtar për gazetaren, Worth: Zbuloi blerjen e votave nga krimi për PS