Shkarkohet trajneri i Tiranës

Klubi i Tiranës ka shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo. Lajmin e Ka bërë publik vetë ekipi bardheblu përmes një njoftimi në facebook, ku theksohet se ky vendim është ndërmarrë për shkak të ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit.

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.

Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.

Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.

Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!

Exit mobile version