Rreshjet e ditëve të fundit, kanë nxjerr në pah edhe një herë problematikën e vazhdueshme të Rrugës së Arbërit.
Ndonëse investim i ri, ky aks rrugor ka qenë shpeshherë problematikë.
Në një prononcim në profilit e tij në rrjetin social facebook, nënkryetari i PD-së, njëkohësisht deputeti i qarkut Dibër, Kreshnik Çollaku, shprehet se Rruga e Arbërit është një ngjarje e madhe korruptive, e cila duhet trajtuar nga SPAK-u.
Reagimi i plotë i deputetit Çollaku:
“Rruga e Arbrit” nje rruge qe nuk mbaron kurre, nje cilesi e degraduar e punimeve, nje abuzim madhor.
Shikoni ne cfare kushtesh eshte rruga “e re”.
Nje ngjarje e madhe korruptive ne kete vend,ku SPAK shpejt do te kete ceshtje per te trajtuar,nje dosje te madhe abuzimesh, kete ua garantoj si deputet i Qarkut Diber.”

