Një ish-komandand i Regjimentit të Helikopterëve ka denoncuar dje shekljet e rënda ligjore dhe aferat kriminale të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Komandandit të FA. Denoncimi i tij është publikuar dje nga ish kryeministri Berisha, i cili thekson se të dhëna e denoncuara nga ish komandandi janë tejet kompromentuese për Kodhelin dhe gjeneralin.
“Po ndjek me vëmendje ngjarjen e helikopterit. Ti duhet ta dish që kam qenë komandanti i Regjimentit të Helikopterëve 2000-2004 dhe të dy pilotët ishin studentët e mi. Për kapterin e Bordit të jatin e ka po prap në Farkë dhe janë spiunë ordinerë që prej kohësh dhe me shumë probleme në komunitet.
Janë këto shkelje: Në bord duhet të ishte tekniku i helikopterit në mënyrë të pa diskutueshme. Për fluturimin në ujë pilotët duhet të kishin me pa tjetër jelekët e shpëtimit. Koha e ngritjes dhe uljes më duket diferencë e vogël në kohë të lë përshtypjen se ka pasur devijim të rrugës së fluturimit” thekson ish komandandi.
Ai thekson se gjetja e pjesës së gabinës 300 metra larg vendit të ngjarjes ose të rënies të lë përshtypjen se është nxjerrë nga uji për të bërë manipulim, sepse kutia e zezë është ose qëndron në kabinë.
“Kapteri është veshur në mënyrë të jashtëligjshme, por duhet siguruar dhe njëherë. Përpara se helikopterët të mereshin ky që sot është komandanti i F Ajrore kanë shkuar në Euro Kopter për të bërë pazaret dhe më pas e bënë gjeneral. Unë nuk kam firmosur në procesverbale në komisionin e miratimit të projektit, sepse çmimi ishte aforfe dhe shumë i lartë i krahasuar me tregun si dhe numri në rritje me helikopterë të vegjël dhe me shumëllojshmëri tipesh përbënte një abuzim financiar dhe në mision.
Ky është major Ibri “tmerri” i gazetarëve dhe operatorëve që i kërcënoi me jetë dje gjatë nxjerrjes së helikopterit. Ky “trimi” na tha dje se nqs e filmojmë ju pres kokat dhe jua fus në llucë. Firma e mirëmbajtjes është tepër e dyshimtë ka në interes Arjan Krajën sektretar i përgjithshëm i MM, Vladimir Avdin si dhe komandantin e Helikopterit të Shëndetësisë, Bert Xhafën nuk ka asnjë mundësi teknike dixhitale të sofistikuar për Kuger e Ec 145” thuhet ndër të tjera në denoncim.
Si u shkatërrua kutia e zezë e helikopterit
Kutia e zezë është çarë dhe është hapur për të zhdukur provat e korrupsionit qeveritar që çoi në krim shtetëror me jetët e dy pilotëve.
Ish-Kryeministri Berisha akuzon ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Baze për thyerjen e kutisë së zezë të helikopterit të ushtrisë, që u rrëzua në Liqenin e Shkodrës.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se “Për të fshehur krimin e shëmtuar shtetëror, Mimi dhe gjeneral Trafiku thyejnë kutinë e zezë! Të dashur miq, çdo qytetar i këtij vendi sot duhet të shtrojë pyetjen se pse është hapur kutia e zezë e helikopterit që ra nga veç 15 metra lartësi mbi liqen?
Kutia e zezë është projektuar për të rezistuar edhe shpërthime nga lartësi shumë të mëdha, ajo ka rezistuar dhe është gjetur e padëmtuar dhe në avionët e rrëzuar me raketa apo valixhe tritoli ose e rënë në mijëra metra thellësi të detit. Por në vendin e korrupsionit më të lartë qeveritar në botë, kutia e zezë çahet dhe hapet për të zhdukur provat e korrupsionit qeveritar që çoi në krim shtetëror me jetët e dy pilotëve. Kjo është bërë vetëm e vetëm me urdhër të Edi Ramës. Ky është një turp dhe krim makabër qeveritar i Edi Ramës dhe banditëve të tij! sb”, shkruan Berisha.
Krimi, dëshmitarit të helikopterit i mbyllet goja
Gerald Baramuça, i vetmi i mbijetuar i ngjarjes tragjike të rënies së helikopterit është kërcënuar me urdhër të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të mos dhënë asnjë të dhënë dhe asnjë dëshmi që mund të hedhë dritë mbi të vërtetën e ngjarjes. I marrë në pyetje nga prokurorët që kanë marrë në dorë hetimin e çështjes, Baramuça, në mënyrë të papritur është shprehur se nuk mban mend asgjë nga çfarë ka ndodhur. Ndaj tij është ushtruar presion dhe kërcënime në mënyrë që të mbajë gojën mbyllur mbi atë çfarë ndodhi në të vërtetë të mërkurën që kaloi. Dëshmia e dhënë nga Baramuça për Oficerët e Policisë Gjyqësore të Tiranës nuk shërben për asgjë, përsa i përket hetimeve. Dy ditë më parë, ai kishte folur në një media të shkruar. Kishte treguar se si ra papritur helikopteri EC 145 mbi Liqenin e Shkodrës, se si kishte kërkuar ndihmë dhe pasi ishte nxjerrë në tokë, i kishte rënë të fikët. Kishte rrëfyer se si e kishte marrë menjëherë mamanë në telefon për t’i thënë se ai ishte mirë. Baramuça u la katër ditë në qetësi, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ai ishte në pjesën e prapme të helikopterit të ushtrisë dhe u ndihmua nga disa banorë të zonës për të dalë nga liqeni. Baramuça ka dhënë detaje mbi atë çfarë ndodhi pavarësisht gjendjes së tij të rënduar psikologjike. Ai ka këmbëngulur se në bordin e helikopterit EC 145 nuk ka pasur asnjë avari deri në momentin e rrëzimit në Liqenin e Shkodrës. Sipas tij, nuk ishte shënuar asnjë difekt teknik deri në atë moment. Ai ka rrëfyer se ngjarja ndodhi papritur, ndërsa po fluturonin në një kuotë të ulët shumë të ulët mbi liqen. “Koha ishte shumë e mirë-tregoi ushtaraku, ndërsa në kabinë nuk kishte asnjë sinjal alarmi apo avarie deri në momentin e përplasjes”. Ai ka përjashtuar faktin se helikopteri është qëlluar nga jashtë apo është sulmuar. Baramuça ka treguar edhe si shpëtoi nga aksidenti. Ai ka treguar se ndodhej në pjesën e pasme të helikopterit dhe se është hedhur në ujë, duke shpëtuar vetëm një krah të thyer. Por pas kërcënimeve dhe presioneve të urdhëruara nga ministrja e Mbrojtjes, Baramuça ka heshtur duke mos treguar asgjë rreth asaj që ndodhi në të vërtetë. Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar ashpër edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili akuzon ministren e Mbrojtjes për heshtjen e Baramuçës. “Heshtja e ushtar Baramuçës akuzon implikimin e Mimit dhe gjeneral Trafikut në rrëzimin e helikopterit në të cilin vdiqën dy pilotë! Mimi dhe gjeneral Trafiku e izoluan për ditë të tëra nga hetuesit, ushtarin profesionist që ra nga helikopteri me ndërgjegje të plotë në ujë dhe kërkoi dhe ndihmën e peshkatarëve që e shpëtuan atë. Duket se, me porosi të Mimit dhe gjeneral Trafikut, nën kërcënimin e tyre mafioz, ushtar Baramuça që ka pësuar një frakturë në një ekstremitet, ka mbyllur gojën duke deklaruar se nuk mban mend asgjë se si ra helikopteri, paçka se ra sy çelë dhe po i kthjellët kërkoi ndihmë peshkatarëve dhe shpëtoi”, shkruan Berisha në reagimin e tij. Ai thekson se, goja e mbyllur e Baramuços është një dëshmi tjetër që akuzon rëndë Mimin dhe gjeneral Trafikun për përgjegjësinë dhe implikimin e tyre direkt në fundin tragjik të dy pilotëve tanë. “Akuzë e re për ta është edhe gjetja e thyer e kamerave të helikopterit, paçka se ai ra në ujë. Burime të besueshme njoftojnë se ditë pas rënies së helikopterit në territorin e liqenit të rrethuar nga ushtria, janë dëgjuar eksplozione të cilat nuk mund të kishin lidhje me eksplozivë të hedhur nga peshkatarët, pasi ata nuk lejoheshin të afroheshin në territorin e ruajtur nga ushtria! Shtoj këtu se gjatë këtyre ditëve Mimi dhe gjeneral Trafiku bëjnë përpjekje, presione antiligjore për të ndërhyrë në procesin e hetimit”, shprehet Berisha.
Arben Shahini