Shkelma e grushta dy motrave nga Fieri pse ishin në protestë

Dy motra nga Fieri janë dhunuar barbarisht në mes të qytetit pse morën pjesë në protestën e opozitës më 18 shkurt, ndërsa policia nuk i arreston banditët e Ramës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës në qendër të qytetit të Fierit. Sipas burimeve, dy motrat binjake, Antoneta dhe Gladiola Hatillari kanë qenë duke ecur në bulevard, kur papritur dy persona dalin nga një lokal që ndodhet përballë shkollës “Industriale” dhe i kërcënojnë e shajnë pse shkuan në protestë në Tiranë. “Doni të rrëzoni Ramën ju? Pse shkuat në protestë në Tiranë”?, i është drejtuar njëri nga banditët dy motrave. Ato kanë thënë se s’ka punë ai se ku shkojnë. Në këtë moment, banditi i Ramës i ka qëlluar me shkelma dhe grushta të dyja motrat në mes të bulevardit. Kjo skenë është parë jo vetëm nga kalimtarët e rastit, por edhe nga klientët dhe pronari i lokalit përballë shkollës “Industriale”, i cili i është drejtuar agresorit që të mos i qëllojë vajzat.
Dy motrat 29-vjeçare, Antoneta dhe Gladiola Hatillari kanë shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë së Fierit dhe kanë bërë denoncimin, duke treguar me detaje të gjithë ngjarjen dhe vendin ku ato u dhunuan. Policia jo vetëm që nuk e ka arrestuar banditin edhe pse e njeh mirë atë, por ka publikuar një lajm se, “dy motrat janë dhunuar nga i dashuri”, për të mbrojtur autorin që i dhunoi.
Pas reagimit të opozitës, opinionit publik në Fier, ditën e djeshme forcat e policisë kanë shkuar në shtëpinë e vajzave dhe kanë marrë sërish denoncimin e tyre, por banditi ende nuk është arrestuar.
Policia e Fierit është vënë në mbrojtje të banditit që dhunoi dy motrat. Edhe pse dihet lokali prej nga ku doli banditi që ushtroi dhunë ndaj tyre, policia nuk ka shkuar për të marrë dëshmitë e klientëve dhe të pronarit të lokalit. Ky fakt tregon se, policia jo vetëm që nuk do që ta arrestojë autorin, por e ka marrë në mbrojtje atë.
Edhe ditën e 18 shkurtit Policia e Fierit ka tentuar që të bllokojë makinat me protestues që po udhëtonin drejt Tiranës. Pas ndërhyrjeve të drejtuesve të opozitës në Fier, policia është detyruar që t’i lejojë protestuesit të marshojnë drejt Tiranës.

Basha ultimatum policisë: Arrestoni banditin ose përballuni me pasojat

Lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij dje pasdite tek Çadra e Lirisë, denoncoi rrahjen barbare të dy motrave binjake nga Fieri, vetëm pse ishin në protestë në 18 shkurt dhe i dha një ultimatum policisë deri në orën 24:00 që të arrestojë autorin ose në të kundërt do të përballen me pasojat. Basha u shpreh se, autori është një emër i njohur për policinë, por nuk arrestohet.
“Dua ta nis me një lajm të trishtë, por po kështu një lajm, i cili na bën edhe më të fortë, edhe më të vendosur në betejën tonë. Dje bandat e republikës së vjetër kanë sulmuar dhe kanë agresuar dy vajza 29-vjeçare nga Fieri. Kanë sulmuar Antonetën dhe motrën e saj binjake për arsyen e vetme se në bashkimin e madh popullor të 18 shkurtit ishin këtu dhe qëndruan këtu prej minutës së parë e deri në fundin e asaj mbrëmjeje, bashkë me dhjetëra e qindra vajza të tjera, me dhjetëra e qindra gra nga Fieri e Tirana dhe gjithë Shqipëria. E pra, bandat e Republikës së vjetër dje kanë ngritur dorë mbi Antonetën, vetëm e vetëm për këtë arsye: Sepse pati guximin, sepse pati vendosmërinë, sepse pati qytetarinë të jetë pjesë e këtij bashkimi të madh popullor”, deklaroi Basha.
Më tej, Basha i bëri thirrje policisë që të arrestojë banditin duke i lënë afat deri në orën 24:00. “Sot kam një thirrje për Policinë e Fierit, keni afat deri në orën 24:00 të darkës për arrestimin e autorit, i cili është i njohur publikisht nga ju. Mos e zvarrisni çështjen, arrestojeni autorin ose merrni përsipër pasojat e parikuperueshme të mosveprimit tuaj. Ky është mekanizmi i republikës së vjetër. E keni parë në Korçë në zgjedhjet e 2014-ës, e patë në zgjedhjet lokale të 2015-ës, e patë së fundmi në Dibër, në zgjedhjet e shtatorit të kaluar. Bandat dhe banditët e kurdisur dhe të paguar nga qeveria e krimit, bandat dhe banditët e paguar me lekët e pista të drogës kanë guximin të frikësojnë, të terrorizojnë dhe të godasin qytetarët, vetëm e vetëm për bindjet e tyre politike, vetëm e vetëm për shkak se duan të japin votën e tyre si qytetarë të lirë”, u shpreh Basha nga çadra e opozitës.
Lideri i opozitës tha se, policia dhe gjykatat nuk duhet të kthehen në mburojë të bandave. “Ky është fundi i republikës së krimit, e cila ka ndërtuar mekanizmat me kriminelë për të shtypur qytetarët e lirë dhe ku Policia e Shtetit, Prokuroria dhe gjykatat nuk arrijnë të vendosin ligjin, por kthehen “de facto” në mburojë të bandave. Ky është fundi i këtij shteti, kjo është tirania e krimit dhe tiranitë e krimit përmbysen dhe prandaj jemi këtu të gjithë bashkë, sepse kemi vendimin për të mos pranuar kurrë më tiraninë e krimit”, tha Basha.
Basha ka sqaruar mbrëmë në një lidhje direkte për “Tonight” Ilva Tare ultimatumin e dhënë për Policinë e Fierit. Basha tha se, njihet agresori dhe dihet që është porositur politikisht. “Pasoja ligjore, politike, pasojat e mosbindjes civile. E paligjshme është kur policia mbron kriminelin, kur shteti, qeveria, Kryeministri shkel Kushtetutën, ligjet. Kur policia bëhet njësh me banditin, atëherë qytetarët marrin në dorë fatin e tyre. Kjo nuk është më qeveri e ligjshme, por tirani. Tiranitë përballen me vullnetin e qytetarëve.Thirrja ime për ata oficerë të ndershëm të policisë është të zbatojnë ligjin. Sot nuk po zbatojnë ligjin me urdhër politik. Njihet agresori, dihet që është porositur politikisht. Siç u porosit personi që dhunoi Spahiun, ashtu dhe aktivistët e PS për të bërë diversionin me protestuesit e Zharrzës. Provokime nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë”, u shpreh Basha.

Babai i dy vajzave, thirrje Tahirit të kapë kriminelin

Babai i dy vajzave binjake nga Fieri, Antoneta dhe Gladiola Hatillari që u dhunuan në mes të Fierit pse morën pjesë në protestën e 18 shkurtit i kërkoi Tahirit që të arrestojë kriminelin.
I pranishëm në Çadrën e Lirisë para Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta, ai i ka bërë apel ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që të mos tregojë përralla me mbret, por të arrestojë kriminelët.
“Qeveria duhet të kapë kriminelin. I bëj apel Tahirit, pasi ka 10 mijë policë. Mos na trego përralla me mbret, po shko kapi kriminelët. Çfarë faji kishin bërë dy vajzat e mia, vetëm se erdhën në protestë. Vajzat e mia janë dhunuar për 2 vota. Kaq poshtë kemi rënë?”, u shpreh babai i dy vajzave binjake nga Çadra e Lirisë përballë Kryeministrisë.

Revolta popullore nuk mund të ndalet nga dhuna dhe provokimet

Banditë të orientuar nga Rama dhe segmente të Partisë Socialete po dhunojnë dhe provokjojnë qytetarët pse marrin pjesë në protetstë. Dhunimi i dy motrave nga Fieri, vetëm pse erdhën për të protestuar para Kryeminisrtrisë në protestën e 18 shkurtit u bë nga një person që është i njohur për policinë, por ai nuk arrestohet sepse ka patur urdhër nga lart për këtë veprim barbar ndaj dy amotrave në bulevard.
I trembur deri në palcë nga revolta popullore, Rama po fut në mes të protestuesve banditë dhe provokatorë për të prishur protestën e  opozitës. Dy ditë më parë u dhuna nga një i dërguar i PS kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tek Çadra e Lirisë. Banditi kishte pirë kafe me deputetine PS, Taulant Balla para se t’i sulej Spahiut në mes të proterstuesve. Në monetin që u sulmua Spahiu ndodheshin edhe forcat e policisë, por nuk ndërhynë për të arrestuar agresorin. Banditët e paguar me lekët e drogës janë ndërsyer nga Rama që të godasin dhe kërcënojnë qytetarët vetëm e vetëm që të mos dalin në protestë.
Protesat tek Çadra e Lirisë përballë Kryeminisrtrisë i ka futur drithmat Ramës dhe gjithë qeveritarëve, të cilët po kërkojnë shpëtim nga bandat. Fillimisht Rama tentoi të blejë qytetarët nëpërmjet trafiknatëve të drogës që të mos dalin në protestën e 18 shkurtit. Qytetarëve iu afruan deri në 100 euro vetëm të mos dilnin në protestë, por askush nuk mundi ta ndalë uraganin popullor që vërshoi në Bulevard më 18 shkurt. Pasi nuk ia arriti qëllimit për vlerjen e qytyetarëve që të mos sjhkojnë në protestë, Rama urdhëroi banditët që të ushtrojnë dhunë e terror ndaj atyre qëshkojnë të protestojnë kundër tij.
Me gjithë dhunën, presionin dhe provokimet e ushtruara nga banditët e Ramës, protesta po merr përmasa të p[aimagjinueshme për pushtetarët. Përditë qytetarë të shumtë vërshojnë për tíu bashkuar protestës tek Çadra e Lirisë përballë Kryeministrisë.
Qytetarët janë më të vedosur se kurrë për të protestuaar kundër varëfrësisë së tejskajshme, papunësisë, rritjes së krimit dhe kundë kanabizimit të vëendit. Protesta po zhvillohen edhe në qytetaet e vendit. Dje studentët e Elbasanit I zunë rrugën Ramës para Universititetit ku ai kishte shkuar për të mbajtuyr një fjalim.
Studentët i kërkuan Ramës që të japë diorëhqejn për shkak të dështimit të Refiormës në Arsim. Ndoënse Universiteti i Elbasanit u rrethua me qindra forca të policisë dhe të Gardës, studentët e vijuan protestën.
Protesat ndaj Ramës ka patur edhe në  Vlorë e Sarandë ku ai shkoi për të ndarë tap[itë e shtëpive dhe për të mashtruar qytetarët se ggjoja do dtë investojë në këto zona.
Revolta popullore është shtrirë në të gjithë vendin kundër Ramës dhe qeverisë së tij dhe nuk mund të ndalet as nga dhuna e banditëve, dhe as nga kërcënimet dhe provokimet e policisë.

R.POLISI

Artikulli paraprakPse tarifat e Bachelorit janë rritur 40%?
Artikulli tjetërArmata e përmbysjes së krimit