Shkëlqeu në Bundesligë, disa klube në garë për lojtarin e Leverkusen

Jeremie Frimpong mund të ndajë rrugët në verë me Bayer Leverkusen. Mbrojtësi zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe, sipas Bild, ka tërhequr interesin e Bayern Munich, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Real Madrid, të cilët megjithatë do të duhet të paguajnë të paktën 40 milionët e parashikuara nga klauzola.

23-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në Bundesligë dhe ka realizuar 9 gola, ndërsa ka dhuruar 7 asiste. Vera pritet të jetë e nxehtë te Leverkusen, të paktën sa i takon merkatos…

Exit mobile version