Shkëlzen Berisha fiton gjyqin, Romeo Karaj dënohet për shpifje

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar sot me gjobë për shpifje juristin Romo Kara, pas kallëzimit të Shkëlzen Berishës, ku akuzonte këtë të fundit për përfshirje në trafikun e drogës.
Romeo Kara është dënuar me 500 mijë lek gjobë për veprën penale ‘Shpifje e kryer botërisht”, e parashikuar nga Neni 120/2 i Kodit Penal.
Shkëlzen Berisha është përfaqësuar në gjykatë nga Besnik Çerekja, ndërsa Romeo Kara ka zgjedhur të mbrohet vetë.
Në konkluzionet e përfaqësuesit ligjor të Shkëlzen Berishës, thuhet se, statusi në Facebook i Karajt: “Atë heroinen që coje me makinën e babit dhe karburantin e shtetit te Landi i Jasharit në Vlorë, nuk e ke harruar besoj”, ka cënuar nderin, dinjitetin dhe personalitetin e Shkëlzen Berishës.
Përveç gjobës që do duhet të paguaj në favor të Shkëlzen Berishës nga sot e tutje Romeo Karaj do të figurojë si person i dënuar për veprën penale të shpifjes.
Kujtojmë se Shkëlzen Berisha ka fituar dhe më parë padi të tjera për shpifje ndaj Taulant Ballës dhe Sajmir Tahirit.

Artikulli paraprakPresidenti flet për dekretimin e Lleshit: Kam qenë kryeministër e kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon procedura
Artikulli tjetërIKP: Të shkarkohet prokurori Gentian Osmani