Shkëlzen Berisha flet pse ka paditur gazetarin Guy Lawson: Erion Veliaj burimi i tij për shpifjet…

Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar mbrëmjen e sotme se kush është personi, burimi i gazetarit amerikan që shkroi librin ‘Armet dhe çunat’.
Shkëlzen Berisha tha se, burimi i gazetarit amerikan është Erion Veliaj.
Ylli Rakipi: Ju keni vite që e investigoni këtë çështje, sepse është një problem shumë i madh për ju. Cili mendoni se është burimi i autorit në Tiranë? Që të thuash se Berishës janë ‘familja’, pra se janë mafia, dikush e ka bërë.
Shkëlzen Berisha: Unë i jam referuar atyre informacioneve që avokatët e mi, kanë marrë përgjatë procesit gjyqësor. Përgjatë procesit gjyqësor na janë vënë në dispozicion materiale që tregojnë se një nga burimet kryesore që zoti Lawson citon në Tiranë, është zoti Erion Veliaj.
Ylli Rakipi: Erion Veliaj? Si hyn Erion Veliaj këtu?
Shkëlzen Berisha: Erion Veliajn këtu e ka future zoti Lawson, ose zotin Lawson aty e ka future zoti Veliaj. Kjo ka dalë nga deklarimet që ai ka bërë përgjatë procesit gjyqësor në gjyqin e vitit 2018. Ny gjyq autori ka identifikuar Erion Veliajn, si një nga burimet kryesore.

Shkëlzen Berisha: Ja pse e kam paditur gazetarin Guy Lawson për përfshirjen në librin për Gërdecin
Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar arsyet se pse ka paditur gazetarin amerikan Guy Lawson për përfshirjen e tij në librin për Gërdecin.
Ylli Rakipi: Guy Lawson ka botuar një shkrim ku ju përmend ju, më pas një libër që u bë edhe film. Pse i keni paditur këta persona?

Shkëlzen Berisha: Këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të ndryshme, ka publikuar diçka që është shpifje përsa i përket implikimit tim në këtë çështje. Kam paditur Lawson sepse nuk e ka bërë detyrën e tij si gazetar, nuk ka kontaktuar asnjëherë me mua, për një intervistë.
Në mënyrë të qëllimshme ai shmangu çdo lloj fakti dhe prove që të provonte se ata që thoshte Diveroli e Trebicka janë të pavërteta. I kam dërguar një email në 2011 dhe ai nuk është përgjigjur.
Ylli Rakipi: Çfarë është akuza konkrete?
Shkëlzen Berisha: Janë 2 çështje. Përfshirja e imja në AEY, ku janë edhe Diveroli, përfaqësues të MEIKO-s ku thuhet se kam qenë edhe unë. Këtu Lawson më përfshin edhe mua. Unë kam munduar të kontaktoj me të, menjëherë kur botoi shkrimin e parë në revistën RollingStone. I kam kërkuar që edhe pse nuk më keni kontaktuar, unë jam i gatshëm të jap detaje dhe informacione në lidhje me këtë gjë. Ky email nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.
Ylli Rakipi: Gazetari Lawson ka bërë një lidhje me skype me emisionin e Rudina Xhungës dhe ai thotë se ju jeni përfshirë dhe paratë kanë përfunduar në Qipro.
Shkëlzen Berisha: Zoti Lawson e di shumë mirë që historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me AEY. Ai përpiqet që ti përfshijë këto histori dhe përpiqet që ta bëjë librin e tij më interesant. Demontimi dhe shitja e fishekëve janë dy histori të ndryshme.

“Gazetari Lawson ka pasur prova për mos përfshirjen time, por nuk i botoi”
Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar mbrëmjen e sotme se autori i librit për Gërdecin ka pasur prova që faktonin mos përfshirjen e tij në këtë çështje, por nuk i ka përdorur.
‘Zoti Lawson, e di shumë mirë që historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me historinë e AEY.
Ai kërkon ti bashkojë historitë që ta bëjë sa më të besueshme historinë e tij. Demontimi dhe shitja janë histori që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën’, është shprehur juristi Shkëlzen Berisha.
Përballë gazetarit Ylli Rakipi, juristi Shkëlzen Berisha u shpreh se: ‘Unë kam bërë një deklaratë publike më 20 Mars 2008, ku them që: ‘Unë e kam takuar Trebickën me kërkesën e tij përmes një miku të përbashkët. Ky është pika ime e vetme e lidhjes me këtë histori’.
‘Kanë dalë faktet që unë nuk kam pasur të bëj me këtë histori, që i kanë shkuar edhe gazetarit në fjalë, por që ai i ka injoruar.
Hetuesit e pyesin Podrinskin rreth takimit ku pretendohet se kam qenë edhe unë.
Vetë hetuesi thotë:
Zotit Podrinski ju tregua një foto e djalit të Kryeministrit dhe ai thotë që nuk e njohu atë.
Këtë dokument e ka pasur edhe gazetari, por që nuk e përdorur’, është shprehur Shkëlzen Berisha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

Shkëlzen Berisha: Ja e vërteta e telefonatave të mia me Delijorgjin
Juristi Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me telefonatën e tij, me Mihal Delijorgjin, fill pas shpërthimit në Gërdec. Shkelzen Berisha tha se ishte ai që e telefonoi Delijorgjin, për t’u interesuar për një të afërm të tij, i cili punonte në Gërdec.
Pjesë nga intervista e Shkëlzen Berishës me Ylli Rakipin:
Ylli Rakipi: Zoti Mihal Deligjorgji, pas shpërthimit në Gërdec, ka komunikuar me stafin më të afërt, zotin Mediu dhe me ju. Përse?
Shkëlzen Berisha: Kjo është një ngrehinë tjetër shpifjesh, që lidhet me çështjen e tabulateve. Dua t’ju pyes diçka, nëse ju flisni me dikë në telefon, a ju bën kjo juve ortak apo bashkëpjesëmarrës në biznesin e personit me të cilin flisni në telefon?
Ylli Rakipi: Jo, sigurisht jo. Me Delijorgjin flas dhe unë, flet pronari i televizionit Irfani, të gjithë flasin.
Shkëlzen Berisha: Zoti Rama ka 200 telefonata me zotin Delijorgji, të cilit i ka dhënë leje ndërtimi sepse ka qenë kryetar bashkie. Nuk e akuzon njeri zotin Rama, që ështe pjestar në biznesin e ndërtimit të zotit Delijorgji për shkak të telefonatave.

Ylli Rakipi: Po ai nuk ka bërë telefonatë, 5 minuta pas shpërthimit të Gërdecit.
Shkëlzen Berisha: Mua, zoti Delijorgji nuk më ka marrë në telefon. E kam marrë unë i pari në telefon. Unë kam qenë në Suedi, në Stockholm, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Persona të afërm, të ish-bashkëshortit të tezes time, të ndjerit zoti Hoxha, i cili humbi jetën, në këtë aksident, më kanë kërkuar të interesohem tek personi në fjalë. Unë e kam marrë në telefon. Nuk është përgjigjur, sepse me siguri ka qenë në një moment të vështirë.
Ylli Rakipi: Mos gaboj është një njeri i afërt juaji, që zoti Berisha nga nxitimi i ngatërroi emrin.
Shkëlzen Berisha: Jo nuk është nga nxitimi. Zoti Muhamed Hoxha, ish bashkëshorti i tezes time. Familja ime, si shumë familje të tjera shqiptare, ka brenda vetes, historinë e emigracionit. Njerëzit shkojnë në emigrim. Ka raste nuk shihen prej vitesh. Gjyshër që nuk njohin nipërit, teze që nuk njohin nipërit. Në këtë aspekt, i ndjeri sapo ishte kthyer nga emigracioni bashkë me tezen. Une e kam takuar dy ose tre herë. Nuk e dija që punonte atje, e kam marrë vesh nga këta të afërm, që më kanë telefonuar dhe më kanë kërkuar të interesohem. Babai im nuk e ka takuar kurrë personin në fjalë, edhe anëtarë të tjerë të familjes time, ka patur nga ata që nuk e kanë takuar asnjëherë.

53539950 10156420227239472 346995415775707136 n

Artikulli paraprakDash Shehi shpërthen ndaj Mustafait: “Ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës”!
Artikulli tjetërReagimi i Dash Shehit ndaj Mustafait, ja memet që po bëjnë xhiron e internetit