“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Pas lirimit nga burgu të Elvis Roshit, vllazëria e krimit mori krahë. U ndjenë sërisht të fuqishëm e të përkrahur. Nuk vonuan shumë për t’u treguar vendin kundërshtarëve politikë. Jo me debate, alternativa apo punë, por me të vetmen gjuhë që dinë. Dhunë dhe krim.
Këtë nuk e bëjnë vetëm me kundërshtarët, por dhe me qytetarët. Plumbat e Saimir Kurtit (krahut të djathtë të Elvis Roshit) sot në Kavajë kundër kryetarit të të rinjve demokrat Irkid Kazazi nuk kanë asnjë dallim nga plumbat që deputeti Prenga derdhi ndaj familjes Cali brenda në Komisariatin e Laçit. Kanë kaluar orë dhe nuk kemi dëgjuar asnjë dënim të këtij akti nga kryeministri apo partia e krimit.
Janë e njëjta prerje dhe i njëjti brumë. Punojnë për të njëjtin padron. Atë që bëjnë ndaj qytetarëve dhe demokratëve, janë të gatshëm ta bëjnë edhe ndaj socialistëve që nuk janë si ata. Ndaj tyre duhet të reagojmë të gjithë, pasi është e vetmja mundësi për të mundur Partinë e Krimit para se të jetë shumë vonë”, shkruan Shkëlzen Berisha.