Shkencëtarë nga universiteti i Kalifornisë kanë krijuar lente të reja të buta të cilat ju lejojnë të keni pamje të afruar (zoom) kur i përpëlitni sytë dy herë. Lentet mund të kontrollohen nga lëvizjet e syve.
Shengqiang Cai, autori i këtij studimi, ka thënë se syri ka potencial elektrokulografik, edhe nëse jeni duke fjetur. “Edhe nëse syri juaj nuk mund të sheh ndonjë gjë, shumë njerëz mund ta lëvizin kokërdhokun dhe ta gjenerojnë këtë sinjal eketro-okulografik”.
Kështu, këta shkencëtarë e kanë matur impulsin elektrik dhe e kanë gjetur një mënyrë se si ta përdorin atë për ta ndryshuar gjatësinë fokale të lenteve. Studimi pohon se, për shkak të materialeve të buta që janë përdorur në lente, ndryshimet relative në gjatësinë fokale mund të jenë deri në 32%.
Gjatësia fokale ndryshon duke i deformuar lentet. Në këtë eksperiment, ekipi ka përdorur elastomer jopërçues për ta arritur deformimin e kërkuar.
Shkencëtarët kanë thënë se këto lente mund të përdoren për proteza vizuale, syza dhe në të ardhmen edhe në robotikë.