Shkencëtarët: Ndjekja e një ndeshjeje vendimtare mund t’ju dëmtojë shëndetin

I keni zgjidhur të gjitha obligimet që të uleni në divan, të ndizni televizorin dhe të shikoni ndeshjen? Ja se çfarë ndodh në trup! Çdo adhurues i futbollit e di që nuk është e lehtë kur shikon ekipin e tij se si humb.

Qoftë kur bërtet në televizor, nevrikoset, i heshtur shikon se si rrjeta tundet sërish dhe sërish, zëshëm shanë lojtarët, trajnerët dhe familjet e tyre, ndjenja nuk është e këndshme por mund të jetë edhe e rrezikshme.

Adhuruesit e ekipeve më të forta të cilat humbin kanë 29 për qind shanse më të mëdha për probleme serioze të zemrës në ditën e ndonjë ndeshjeje të rëndësishme, ka konstatuar një hulumtim.

Ata të cilët bëjnë tifozllëk për ekipin fitues kanë 20 për qind shanse më të vogla që të kenë sulm në zemër apo sulm në tru. Hulumtimi i publikuar në Revistën e shkencave sportive ka konstatuar që sulmet kardiovaskulare mund të jenë të shkaktuara nga përpjekja e madhe mendore dhe emocionet turbulente.

Të tilla emocione i përjetojmë teksa shikojnë një ndeshje vendimtare. Gjithashtu, meshkujt të cilët gjatë ndeshjes pinë apo konsumojnë produkte duhani atë ditë ia shtojnë vetes rrezikun nga problemet me zemrën.

Artikulli paraprakNdrydhja e emocioneve shkakton sëmundje të zemrës
Artikulli tjetërTragjedia me 39 të vdekur në kamion në Angli, zbulohet kombësia e viktimave