Shkëndija dhe tifozët e saj “Ballistët” festuan kualifikimin historik në fazën play off të Europa League në Çeki. Me këngë shqiptare, brohoritje dhe “gjëmimin Viking”, duartrokitja e famshme e Islandës tashmë e kthyer në një ritual të zakonshëm për skuadrën tetovare.
E ndërsa Shkëndija festonte, në krahun tjetër të stadiumit lojtarët e Mlada Boleslav i kërkonin ndjesë tifozëve. Fitorja 1-0 me golin e Magera-s në minutën e 82-të nuk mjaftoi. Falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, Shkëndija vazhdon më tej, duke u bërë klubi më i suksesshëm që përfaqëson futbollin maqedonas në arenën ndërkombëtare.
Tetovarët rezistuan deri në fund.
Një ecuri fantastike e Shkëndijës, por mbi të gjitha një edicion i jashtëzakonshëm për shqiptarët. Shkëndija i bashkohet Partizanit në fazën play off të Europa League, për një tjetër vit historik për shqiptarët në çdo trevë.