Shkëndija shpreson të kalojë

Ai ishte heroi i padiskutueshëm i Shkëndijës në sfidën e parë të turit të dytë kualifikues të Europa League ndaj finlandezëve të Hjk Helsinkit. Me tregolëshin që shënoi, Besart Ibraimi jo vetëm që i dha një bonus të madh përsa i përket çështjes së kualifikimit skuadrës tetovare, por u bë gjithashtu futbollisti i parë i Shkëndijës që shënon tre herë në një ndeshje të kompeticioneve europiane. 30-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Schalke 04 në Gjermani, është njeriu simbol i kuqezinjve në repartin e avancuar, por përpara suksesit personal Ibraimi vendos atë të skuadrës.
Fitorja 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Helsinkit e favorizon ndjeshëm skuadrën e Qatip Osmanit për të avancuar në ruandin tjetër, por sipas Besart Ibraimit asgjë nuk ka përfunduar edhe pse sulmuesi ka bindjen se Shkëndija do të kërkojë fitoren edhe në kryeqytetin e Finlandës dhe nuk do të shkojë atje për të mbrojtur suksesin e ndeshjës së parë.

Exit mobile version