Deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati shkruan në një postim në Facebook se, Shkodra është në errësisë, ndërsa rilindja nuk jep asnjë sqarim
Bushati i kërkon autoriteteve përgjegjëse ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem, dhe të sqarojnë qytetarët përse ndodhi kjo avari.
Reagimi i deputetit Bushati
Shkodra në errësirë, rilindja asnjë sqarim
Prej 5 orësh, pjesa më e madhe e Shkodrës është pa drita. Kishte kohë që nuk e kishte pllakosur qytetin një errësirë si kjo.
Nuk ka shumë transparencë, nuk ka shpjegime.
Deputetët dhe përfaqesuesit e rilindjes në qeveri e kanë me shumë zell propagandën dhe cdo ditë kërkojnë të shesin suksese. Por sot, ata kanë heshtur.
Shkodranët nuk meritojnë tê trajtohen kêshtu, nuk meritojnë të lihen në terr. I kërkoj autoriteteve përgjegjëse ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem, dhe të sqarojnë qytetarët përse ndodhi kjo avari.