Basha drejt Shkodrës, e presin me qindra demokratë, ja çfarë thotë para takimit me të rinjtë
Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha po zhvillon në Shkodër një takim me të rinjtë demokratë dhe qytetarët, ku do të shpërndajë edhe 200 anëtarësimë të reja në aktivin e Partisë Demokratike të këtij rrethi.
Në dalje të Shkodrës, Basha është prituar nga mijëra demokratë të cilët kishin dalë me makina me flamuj të Partisë Demokrartike dhe Kuqezi, për ta pritur.
“Jemi këtu për 200 anëtarësime të reja. Stafeta blu por edhe flamuj Kuq e zi më presin në hyrje të Shkodrës bashkë me kryetarin e PD së Shkodrës. Një varg i gjatë makinash na shoqërojnë ku pas pak do të nisim fushatën e 200 anëtarësimeve në Parti”, tha Basha para takimit me të rinjtë.