Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi nga Shkodra prezantimin zyrtar të kandidatëve për kryerarë bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Basha u shpreh i bindur se shkodranët do i japin besimin e tyre kandidatit të PD Xhemal Bushati.
“Shkodra është kryeqendra e kombit. Dy dashni kanë shkodranët, PD dhe Vllazninë.
Nuk ju njoh pak, duke ju njohur mirë, duke parë si keni votuar zgjedhje pas zgjedhjesh që kur kam qenë fëmijë si keni zgjedhur në kohë të vështia e them me gojën plot që askush nuk i rren dot shkodranët.
Nuk i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vjet e nuk mundet askush me asnjë marifet.
Xhemali një nga bisedat kohë më parë kur nuk e dinte që do i propozohej sakrifica e përfaqësimit të shkodranëve në një moment si ky më ka thënë tre fjalë.
Shkodra asht dashni. E shoh që e ka dhe në sloganin e tij. E vërteta është që Shkodra është dashni, Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën.
PD ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer Shkodrës, jam i bindur që Shkodra do votojë PD se shkodranët që nuk i gënjeu dot as Enver Hoxha nuk i gënjen dot askush tjetër me asnjë marifet.
Zotohem që këtë besim të madh të shkodranëve këtë borxh të pashlyer ta kthejmë në një politikë me fytyrë njerëzore.