Mijëra qytetarë të Shkodrës kanë protestuar para Prefekturës në Shkodrë duke kërkuar largimin e Ramës. “Nëse je burrë rrri në zyrë me 16 Shkurt”, ishte mesazhi që i drejtoi para protetsuesve një qytetar Ramës.
Shkodra e harruar nga qeveria dhe e nënshtruar nga krimi i mbështetur nga Rilindja, është ngritur në protestë duke fajësuar direkt qeverinë e Edi Ramës, si shkaktare e nivelit gjithnjë në rritje të varfërisë e pasigurisë në kryeqëndrën e veriut. Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës.
Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë.
Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit. Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikëshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. “Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”.
Thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë: Politika e Edi Rames ne 5 vjet eshte ulja e financimeve per arsim dhe rritja e tarifave. Qellimi i Edi Rames eshte te mbaje rinine te paarsimuar, që ta kete me te thjeshte te shkele ligjin. Edi Rama eshte Kryeministri i emigracionit.
Po detyron te rinjte te largohen, sepse nuk ka me shprese per te gjetur pune. Ne Shkoder njerezit kane frike nga bandat, sepse ato I mbron pushteti. Ne i dime lidhjet e deputeteve te PS me kriminelet ne Shkoder, i dime tenderat qe marrin si shperblim per terrorin ne zgjedhje dhe blerjen e votes. Rinia shkodrane nuk pranon te qveriset dhe te urdherohet nga krimi. Ne jemi njerez te lire.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.