Shkoi për të kërkuar pagën e “luftës”, pronari me një tjetër e masákrojnë me thíkë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek “Myslym Shyri” në Tiranë, ku 23-vjeçari Renato Shaulli është plagosur me thikë pse i ka kërkuar rrogën e tij pronarit.

I riu, ishte paraqitur në Fast-Food-in ku punonte për të marrë rrogën, por pronari nuk ka pranuar t’ia jepte ndërsa kanë nisur për rrjedhojë edhe debatet mes tyre. Në debate e sipër ai ka kërkuar me ngul që të ishte mes përfituesve të pagës së luftës, pasi theksonte se i takonte por kjo ka ndeshur në kundërshtinë e proarit ç’ka ka bërë që situata tëagravojë.

Pas kònfiktit verbal  janë gòditur edhe me grùshte me njëri-tjetrin, pronari i biznesit, bashke me një person tjetër, kanë gòditur me thíkë të riun, duke e plagòsur.

Shaulli mori plágë në brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ndërkohë Pòlicia mbërriti me shpejtësi në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e kònfliktit e arrèstuar autorët, Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç.

Kujtojmë se prej javësh tashmë ashtu si shumë biznese të tjera edhe Fas-Food-et janë mbyllur në kuadër të masave për parandalimin epërhapjes së panmdemisë, ndërsa qeveria ka trumbetuar vazhdimisht shlyerjen e pagave përtë punësuarit vendi i punës të të cilëve është pezulluar në varësi të kushteve me pandeminë.

Exit mobile version