Shkoi të punonte në bujtinë, por u zhduk në mënyrë misterioze! Trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve gjendet në lumin e Shalës, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrën e kufomës

Edison Oruqi, është gjetur i mbytur në ujrat e lumit të Shales, në Koman. Kanë qënë familjaret të cilet kanë kryer kontrolle gjatë paradites se sotme dhe kanë berë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

 

Ata kerkojnë ndihmen e policise dhe polumbareve per nxjerrjen e kufomes nga uji sepse e kanë të pamundur per shkak të rrjedhes se ujit. Babai i 3 femijeve u zhduk në menyre misterioze, paraditen e se shtunës.

Ai ishte duke punuar në një bujtine atje. Dyshohet se personi qe e kishte marrë në punë  viktimen, pas punet,  e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogel me rere dhe jo në destinacion  sepse aty nuk arrinte varka.

Artikulli paraprakSPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja
Artikulli tjetërZjarri në resortin e skive, mes viktimave dhe shumë fëmijë! Si ndodhi tragjedia në hotelin me 237 pushues në Turqi, presidenti Erdogan shpall ditën e zisë