Shkolla e pederastisë “Enver Hoxha” dhe një përgjigje studentit shembullor Duka

Një shkembim replikash per atë që njihet ndryshe si shkolla “Enver Hoxha”, por që sipas dokumentave rezulton të ketë qenë shkolla e pederastisë. Prej javësh tashmë në media dhe rrjetet sociale, është hapur debat lidhur me personat që i kanë shërbyer regjimit komunist, dhe tashmë gjenden në pozicione drejtuese.

Debati i nisur fillimisht mes Spartak Brahos dhe Agron Tufës në komisionin e ligjeve, tashmë ka zgjeruar përmasat, duke bërë që të përfshihen dhe personazhe të tjerë, të ndarë në kampe, ‘’të persekutuar”, dhe ‘’persekutorë”.

Ka qenë gazetari Gjergji Thanasi ai që ka publikuar së fundi një dokument,  të gushtit 1978 me firmën e zv/ministrit të brendshëm Fecorr Shehu, ku përmenden emrat e 14 oficerëve dhe studentëve të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” të përfshirë në episode pederastie dhe rryshfeti.  Në këtë listë përfshihet dhe emir i poetit Arben Duka.

Oficerë e studentë oficerë (kadetë) të përfshirë në pederasti 5 copë

Andon Kalam Kote

Luan Zihni Xhuli

Xhavit Blloku

Marëdhënie pederastie të mbetura në tentativë

Arben Duka

Bardhyl Cani

Fill pas publikimit të  këtij dokumenti ka reaguar dhe poeti Duka, i cili thotë se pas kësaj çështje qëndron Kastriot Dervishi dhe frymëzuesi i saj është Agron Tufa.

Duka i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se në moshën 15-vjeçare as nuk ka qenë koshientë mbi marrëdhëniet seksuale të së njëjtën gjini, dhe gjithçka është shpifur për të dëmtuar imazhin e tij.

‘’Në fakt unë nuk kisha asnjë lloj dijenije dhe në moshën 15 vjeçare as mund ta konceptoja dot se ekzistonin dhe këto lloj marrëdhëniesh seksuale. Po këta injorantë bëjnë insinuata dhe hedhin idenë,që mua hetuesia duhet të më ketë kursyer meqë isha familje e lidhur me luftën,kur i pandehuri vetë ishte partizani më i vogël i Brigadës së Parë Sulmuese dhe mik personal me Mehmet Shehun!”, shkruan mes të tjerave Duka.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i studiuesit Kastriot Dervishi, i cili thotë se nuk ka asnjë lidhje me publikimin e dokumentit. Ai shton më tej se Duka në vend që të merret me faktin nëse dokumenti është apo jo i klasifikiuar, duhet të japë një sqarim lidhur me thelbin e çështjes, nëse ai ka tentuar apo jo të kryejë një veprim të tillë.

Reagimi i plotë i Dukësdokumentiii

Disa portale (pordhale) që dirigjohen nga pinjollë e mbeturina fashiste e balliste kanë filluar një fushatë me front të gjerë kundër meje,që pas përplasjes sime me A.Tufën për heronjtë që i ktheu në kriminelë lufte.

Po qarkullojnë një dokument të hetuesisë shqiptare të vitit 1973, që është përdorur si aktakuzë për homoseksualizëm për një oficer madhor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Dhe pse dihet që akt-akuzat e hetuesisë fryheshin,për të bërë me patjetër që i pandehuri të burgosej, për mua nuk ka pothuajse asgjë. Dhe ajo që është shkruar se unë jam ngacmuar nga i pandehuri nuk është absolutisht e vërtetë, punë e tyre pse e kanë shkruar dhe nuk mund të më interesojë sot,pas 47 vjetësh.

Unë jam thirrur në gjyq si person që mund të kisha dijeni,mbasi viktima e oficerit ishte letrar i ri dhe ne ishim në të njëjtin rreth letrar dhe shokë.

Në fakt unë nuk kisha asnjë lloj dijenije dhe në moshën 15 vjeçare as mund ta konceptoja dot se ekzistonin dhe këto lloj marrëdhëniesh seksuale. Po këta injorantë bëjnë insinuata dhe hedhin idenë,që mua hetuesia duhet të më ketë kursyer meqë isha familje e lidhur me luftën,kur i pandehuri vetë ishte partizani më i vogël i Brigadës së Parë Sulmuese dhe mik personal me Mehmet Shehun!

Sigurisht që këtë fushatë e frymëzon Tufa dhe furnitori i dokumenteve të Ministrisë së Brendshme është ish shefi i arkivit të kësaj ministrie,Kastriot Dervishi, që duhet të ketë fotokopjuar mijëra dokumente të klasifikuara dhe të deklasifikuar.

Nuk e di nëse dokumenti në fjalë,që mban nënshkrimin e Feçor Shehut është apo jo i deklasifikuar. I kërkoj ministrit Lleshi ta verifikojë këtë çështje,pastaj do llafosemi mirë me Dervishin dhe gjithë Dervishët.

Insinuata hedhin në postimet e tyre një farë Arben Koli (nuk e di nëse është emër real -apo anonim),një tjetër që qenka gazetar në Durrës, plehu Tufa dhe RD online. Në të gjitha këto adresa një nga komentuesit më aktivë është Kastriot Dervishi.

Jo katër, po katërqind portale të aktivizohen vetëm kundër meje, jo që s’do më mposhtin dot,jo që s’do më dekurajojnë dot,por do më shtojnë urrejtjen dhe frymëzimin që t’i tërboj dhe më tepër e t’i bëj për çmendinë.

Në fakt unë nuk hyj kurrë në këto adresa,por m’i dërgoi për t’i parë një miku im i vjetër.

Nuk e di se ç’mund të sajojë akoma kjo llumnajë që ulet e ngrihet me të njëjtin pult,por unë as do t’i lexoj dhe as do reagoj më. Ky është reagimi i parë dhe i fundit. Nuk kam asnjë sekondë kohe për të humbur,mbasi diskreditimi i llumit neofashist e neoballist do ta kthej në misionin kryesor të jetës sime.

Gjer tani vetëm nxemjen kam bërë dhe i kam shfazuar,të kenë pak durim se tani do vijnë më të bukurat,saqë Kryevepra e Shëmtimit do t’ju duket si letër dashurie.

Arben Duka është i pamposhtur se ka me vete shumicën dërrmuese të popullit shqiptar në çdo cep të Botës.

Reagimi i plotë i Kastriot Dervishit

Të mposhturit Arben Duka

Shtetasi Arben Pilo Duka, në të përditshmen e tij, aty ku ka këndin e agjitacionit e shpifjes, më kishte përmendur emrin me për një dokument të vitin 1973. Sigurisht pa asnjë lidhje me mua, Duka lëshonte kushtrime e thirrje sa kërcënuese, aq edhe vajtuese dhe estradeske. Me gjuhën e njohur tashmë, kuptova se ndjehej shumë i shqetësuar dhe i prekur, ndonëse për asnjë moment nuk na e sqaronte atë për të cilën bënte fjalë raporti i Drejtorisë së Hetuesisë, sepse merrej me procedurë, me sharje e ofendime por jo me brendi. Duke mos u marrë shumë me pjesët joserioze sepse tekstet e tij nuk kanë asgjë për t’u lexuar me përjashtim të emocioneve momentale dhe ndjesive që i jep bota e vogël proletare ku jeton, po ndalem te disa pika.

Dokumentin e lexova në profilin e një mikut tim në fb dhe sigurisht, nisur nga bindja se gjatë kohës së diktaturës nuk kemi pasur ndonjë shtet e ushtri cilësore, komentova. Nuk e dija që Duka ishte bërë edhe polic komentuesish apo duhej pyetur ai për raste të tilla. Më vjen mirë që pas çdo dokumenti, shtetasi Duka sheh praninë time. Kjo tregon se i kam kompleksuar. Nuk ka më bukur. Ndjehem shumë i lumtur. Më vjen mirë sepse ai është adhurues i terroristit më të madh të Shqipërisë, Enver Hoxhës. Kur kompleksohet një simpatizant terroristi, është gjithnjë dobisjellëse. 

Tani të ndalem te çështja ligjore. Pyetja kryesore që shtron Duka është nëse dokumenti është i klasifikuar apo deklasifikuar. Duke gjykuar nga ajo që shoh larg nga fb, si gjithë komentuesit e tjerë, pa qenë në dijeni të gjithë praktikës, dokumenti nuk përmban shenja niveli klasifikimi (të llojit “sekret”, “tepër sekret”, apo “SRV”). Në mungesë të tyre dokumenti është i zakonshëm, pra as i klasifikuar dhe as i deklasifikuar. Është përpiluar në 5 ekzemplarë, përfshi dërgimin te zëvendësministri i Mbrojtjes Popullore, instruktori i KQ të PPSH-së dhe shefi i kuadrit të KQ të PPSH-së. Ekzemplari që referohet nuk ka numër. Më tutje praktika duhet të vijojë me dosjen hetimore-gjyqësore në të cilën ka detaje të çështjes, etj.

Sigurisht kurrë nuk ia lejoj vetes të zbres në nivel ordiner. Arben Duka ka vite që është mundur e vënë përfund nga gjuha ordinere që përdor. E bukura është se e kujton veten “të pamposhtur”. Thotë se paska bërë “nxemjen” gjasme ky se në të ardhmen do bëka namin. O pika, ti nuk durove një rresht, e jo më shumë. 

E bukura është se ky e kujton veten se po kryen ndonjë mision “diskreditimi i llumit neofashist e neoballist”, në një kohë që këtë e bëri regjimi i Hoxhës për 50 vjet dhe nuk bitisi asgjë. Shqipëria sot ka një rend politik kapitalist siç e donin edhe ballistët. Mbaje veten se ke edhe 5 majin afër tani. Duhet të ngjisësh tatëpjetën për te monumenti i nënës Rusi.

Exit mobile version