Shkolla “Ibrahim Rugova” fiton kampionatin e shkollave të mesme Kamëz, Mziu: Do të kthehet në traditë

Në kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Kamzë, z. Xhelal Mziu është mbyllur me sukses kampionati i futbollit të shkollave të mesme të qytetit “Kamza 2018”. Gjimnazi “Ibrahim Rugova” fitoi kampionatin e futbollit të shkollave të mesme të Kamzës duke mundur në finale ekipin e Shkollës Profesionale me rezultat 5-2. Mbështetje maksimale dhe kujdes i veçantë i treguar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu për këtë aktivitet sportiv kaq të rëndësishëm, i cili tashmë do të zhvillohet çdo vit. Ka qenë vetë Mziu, i cili e ka ndjekur nga afër ndeshjen finale ku i ka dorëzuar edhe kupën ekipit fitues. Gjatë dorëzimit të trofeut u shpreh i bindur që bashkëpunimi me të rinjtë e qytetit do të jetë primar për të. Kampionati i shkollave të mesme të Kamzës është një tjetër aktivitet i rëndësishëm, i cili i shtohet qytetit. Finalja ka qenë spektakël për të dyja ekipet, ku gjimnazi “Ibrahim Rugova” është treguar më deciziv përpara portës, duke shënuar 5 gola dhe duke merituar trofeun. Gjithashtu, janë shpërndarë edhe premio për të dyja ekipet. Djemtë e të dyja ekipeve kanë falënderuar kryetarin Mziu për mundësinë që u ka dhënë për të marrë pjesë në këtë aktivitet sportiv për të rinjtë e qytetit. Me nismën dhe kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Mziu, tashmë ky kampionat do të kthehet traditë në qytetin e Kamzës Të gjitha ndeshjet e kampionatit janë zhvilluar në klimë miqësore dhe fair – play duke treguar, korrektësi, vendosmëri dhe lojë të bukur. Gjimnazet që ishin pjese e garës sportive të këtij kampionati ishin: “Ibrahim Rugova” me 2 ekipe, “Elez Isuf Ndreu” me 2 ekipe, “Sulejman Elezi” me 1 ekip, “Shkolla Profesionale” 2 ekipe, “Gramoz Palushi” 2 ekipe. Një falënderim për bashkinë Kamëz për këtë event sportiv dhanë dhe profesorët e fizkulturës të cilët e vlerësuan maksimalisht këtë kampionat duke iu përgjigjur kërkesave të bashkisë sapo kjo nisëm u inciua.

48409196 2023258721114584 2838809473819082752 n

Exit mobile version