Shkolla mbyllet nga frika e Koronavirusit, ministrja i heq liçencën

Ministria e Arsimit, Besa Shahini ka vendosur t’i heqë licencën një shkolle private, e cila mbylli dyert nga frika e koronavirusit.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, njoftoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Një shkollë private në Tiranë deklaroi se do të mbyllë dyert për nxënësit e saj nga frika e koronavirusit.

Shkolla ‘Udha e shkronjave’ thotë se e ka marrë vendimin pasi kanë ndjekur informacionet në median ndërkombëtare për situatën në vendin fqinj, në Itali.

Ndërkohë sot, kjo shkollë thotë se po u bëhet presion nga Drejtoria Arsimore.

Artikulli paraprakNdërron jetë një nga protestuesit e naftëtarëve në Ballsh, reagimi i kryetarit të PD Fier
Artikulli tjetër“I am Edi Rama, I am Corona”