Shkollat dhe administrata vatër infeksioni, 30 të prekur me Covid në Vlorë

Në 30 rastet e konfirmuara me koronavirus dje në Vlorë, bie në sy numri i lartë i rasteve në kopshte, shkolla dhe në administratë.

Nga 30 raste, tre mësohet se janë në shkollat e qytetit të Vlorës si dhe dy mësues në kopshtet e qytetit.

Përsa i përket administratës, 3 janë të infektuar një në DRSHTR Vlorë, një në ISKSH dhe një në bashki. Dy raste me kovid janë një në policinë e Vlorës dhe një në repartin e Bunavisë. Tre punonjës janë në institucionet financiare të qytetit të Vlorës teksa 17 të tjerë janë qytetarë të thjesht, raste të kontakteve të mëparshme.

Artikulli paraprakKorrupsion i jashtëzakonshëm! Banorët e Durrësit ngrenë zërin: Katrahura nisi me Dakon, po vijon dora e tij…
Artikulli tjetërBerisha denoncon skandalin: Rama hoqi nga rezoluta frazën ku dënohej genocidi serb në Kosovë