Shkon në tre numri i viktimave të ngjarjes së rëndë ndodhur të hënën paradite në Spitalin “Amerikan” në Tiranë. Autori i zjarrëvënies, Lefter Canaj ka ndërruar jetë dje në spital, ndërkohë po lufton me vdekjen shënjestra e sulmit të tij, i cili ka djegie në 90 për qind të trupit. Policia e Tiranës e shpalli të arrestuar dje në një njoftim për mediat për zjarrvënie. Ky zjarr u pasua me dy viktima të tjera dhe tre të plagosur.
57-vjeçari Lefter Canaj, i cili dy ditë më parë spërkati me benzinë dhe i vuri zjarrin Dashamir Saraçit, një tjetër pacienti që po kryente dializën në spital privat në zonën e Laprakës, nuk mundi t’i shpëtojë vdekjes.
Filmimet e kamerave të sigurisë të publikuar nga mediat tregojnë, se si është zhvilluar ngjarja.
Canaj mori plagë të rënda nga flakët që përfshinë shërbimin e hemodializës, ndërsa 47- vjeçari Saraçi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e po të njëjtit spital privat. Arsyet e konfliktit që çoi në ngjarjen e rëndë nuk janë qartësuar ende nga policia. Burime jo zyrtare thonë se ai mund të ketë nisur nga radha e marrjes së shërbimit të dializës.
Familjarët e Saraçit nuk pranuan të flasin për kameran, por jashtë saj treguan se nuk kishin njohje me autorin e zjarrvënies Canaj. Nga flakët humbën jetën edhe dy gra, paciente në repartin e hemodializës, ku ndodhi ngjarja.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditene të hënës në Repartin e Hemodializës në Spitalin “Amerikan” në Tiranë. Viktima mbetë pacientet Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë dhe Hani Mali, 55 vjeç nga Laçi, e cila u gjet poshtë një shtrati, e karbonizuar. Ndërsa dje ndërroi jetë në spital edhe autori I zjarrit. Pacienti Lefter Canaj, 57 vjeç, ka shkuar në dhomën e shtetasit Ddashamir Saraçi, 47 vjeç ka spërkatur me benzinë 47-vjeçarin, për t’i vënë flakën.
Në dhomë me 47-vjeçarin Saraçi, ka qenë edhe Sanie Sulaj, 55 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë. Por edhe një paciente tjetër ka ndërruar jetë, si pasojë e asfiksisë, pasi zjarri është përhapur në gjithë pavionin.