Investigimi i BBC për lidhjet ruse të kreut të PD-së Lulzim Basha është një aludim sipas drejtorit të Faktor.al Lavdrim Lita. Në lidhje Skype për gazetaren Rovena Neziri në Fax News, ai komentoi këtë zhvillim të fundit duke u shprehur se tek ai shkrim nuk ka ndonjë gjë të re.
Lita shton se hetimet për këto lidhje janë kryer si në Shqipëri dhe në SHBA. FBI ka hetuar dhe nuk ka gjetur asnjë shkelje, qoftë nga Lulzim Basha, qoftë dhe nga Partia Demokratike.
Lavdrim Lita: Unë e lexova shkrimin. Nuk është se pashë ndonjë gjë të re. Është një gjellë që ringrohet, se FBI ka kryer një hetim në SHBA për dosjen apo për lobistin e zotit Basha, Nick Muzin dhe nuk ka gjetur asnjë shkelje. Si duket gazetarët nuk janë në dijeni që ka pasur një hetim dhe nuk e kanë përfshirë në atë raportim. Raportimi ishte për kompani guacka të regjistruar në ishuj që kishin hapur filialet e tyre në Britani apo në Skoci sipas legjislacionit dhe në seksionin e fundit të këtij shkrimi përmendej fakti që Binatta Trade, një kompani guackë ka deklaruar që ka paguar 500 mijë dollarë drejt Kompanisë. Megjthatë në Shqipëri dhe në Amerikë kanë kryer hetime për këto pretendime dhe si në Shqipëri dhe në Amerikë nga ana e FBI nuk janë gjetur shkelje për Partinë Demokratike dhe për zotin Basha. E gjitha duket një aludim, një aluzion për shkelje, por në shkrim po ta lexoni me vëmendje ishte një gjë është lexuar edhe në Mother Jones edhe në shkrime edhe më të mira shqiptare. Por them që materia nuk qëndron sepse ka patur hetime dhe nuk ka patur shkelje.
Sipas Litës këto akuza janë gjëra që përsëriten dhe nuk do të kenë ndonjë efekt politik për Bashën apo për PD-në
Lavdrim Lita: Mesa lexova artikullin e BBC, i referohej lidhjeve që kishin këto kompani të regjistruara mbi 900 sipas legjislacionit në Angli me personazhe të Kremilinit apo me adresa në Moskë, një prej tyre ishte Prigodin dhe kompania Prigozhin. Investigimi bëhej fjalë për lidhjet midis bankave dhe kompanive ruse me kompanitë britanike. Dhe në një seksion të fundit flitej për kompaninë Binnata Trade që është aluduar për këto transaksione. Megjithatë nuk pashë ndonjë informacion të ri. Nëse ka ma thoni, sepse unë nuk arrita ta gjeja, pasi edhe dosjen kur ka dalë në 2017 e kam lexuar me vëmendje dhe janë gjëra që ripërsëriten, por nuk besoj se ka ndonjë efekt politik.