Analisti Kim Mehmeti ishte i ftuari i të premtes i gazetares Juli Krisafi në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.
Ai komentoi aferën e inceneratorëve që ka ndezur politikën dhe opinionin publik në vend.
“Edi Rama gjendet aty ku janë lekët. Bëhet fjalë për një qeveri që ka më të rëndësishme interesat e një grupi njerëzish. Kjo qeveri nuk e ka rëndësishëm shtetin. Rama vepron në dobinë e tij,” tha Mehmeti.
“Ai e ka çmendur këtë popull dhe e përçau shqiptarinë,” akuzoi Mehmeti.
I pyetur se si do ndikojë pandemia në zgjedhje, ai tha se “nuk mendoj se do ndikojë mënyra se si qeveria po e menaxhon këtë pandemi”.
“Qeveria kërkon t’ua fusë virusin politik, që të mbulohet virusi i vërtetë. Piktori jeton në vetmi dhe ai kërkon që këto zgjedhje t’i çojë përpara në vetminë e tij”, tha Mehmeti.