Shkrimtari i njohur francez në mbrojtje të Teatri Kombëtar: Nuk shembet, do të restaurohet!

Shkrimtari dhe gazetari francez, Stephan Bern, i ka dalë në mbrojtje Tetrit Kombëtar dhe është kundra shembjes së këtij institucioni.

Në një status në Facebook, Bern, i është bashkuar nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Regjisori Robert Budina, njëkohësisht një prej zërave më të fortë kundër asgjësimit të ndërtesës aktuale të Teatrit, ka postuar në Facebook qëndrimin e Bern në mbrojtje të godinës.

Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente. Miqësisht, Stephan Bern”, është dedikimi i gazetarit francez në librin e tij për trashëgiminë kulturore.

Postimi

Në konferencën e Europa Nostra në Paris u takuam me Stephan Bern gazetar dhe shkrimtar, i cili fitoi vjet çmimin e Europa Nostras. Stephan ka shkruar librin e tij të fundit për trashëgiminë kulturore. Në librin e tij të ri ky ishte dedikimi për ne:

Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente.

Miqësisht

Stephan Bern

Teatri do të restaurohet

Artikulli paraprak“Flisni sa të doni, Taulant Balla ua bëri të qartë se qeveria i vendos vetë prioritetet”…
Artikulli tjetërRama anuloi takimin, reagon Presidenti i Maqedonisë së Veriut