Ish-Kryeministri Berisha e ka cilësuar të qëllimshëm shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga kryeministri Rama.
Berisha shkruan se, me këtë akt Rama synon që të mbrojë Saimir Tahirin dhe Milin e partisë së tij. Ish-kryeministri thekson gjithashtu se kjo ishte një tjetër shkeje e Kushtetutës, çka u jep tashmë të drejtën qytetarëve që të rrëzojnë më çdo mjet këtë qeveri.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Një rekord tjetër i zi i antireformës në drejtësi!
Krye, krye kreu, Kallam Dështaku shkriu sot prokurorinë e krimeve të rënda për të shpëtuar Saimir Trafikun dhe Milin e Partisë!
Të dashur miq, në një akt të pashembullt të historisë së institucionit të akuzës së Shqipërisë, sot Krye prokurori, kryegjykatesi, kryekushtetuesi Kallam Dështaku, pasi shkaktoi përleshje fizike dhe futi forcat e ndërhyrjes së shpejte në zyrat e prokurorisë, urdhëroi de facto shkrirjen e prokurorisë së krimeve të rënda.
Qëllimet e ndëshkimit antikushtetues dhe antiligjor të 13 prokurorëve janë:
1-prishja e hetimeve dhe shpëtimi nga akuza e Saimir Trafikut, veçanërisht tani që nga organi i akuzës së Malit te Zi erdhën provat e qarta të lidhjeve të tij në trafiqe me jahte luksoze, me të cilat ministri trafikant nisej nga brigjet e Malit të Zi!
Edvin Kristaq Rama është skllav me dosjen e Xibrakës dhe regjistrimin e orgjive erotike nga Klement Balili në Santa Quaranta.
2-Prishja e dosjes së hetimit të Milit të Partisë në kërcënimin e tij direkt se do të dëshmonte për porositë e Ramës që ka zbatuar duke kryer vepra penale.
3-Në prokurorinë e krimeve të rënda është marrë vesh se ekspertiza e huaj ka faktuar se në aferën e trafiqeve të Geron Xhafës zëri është origjinal i tij, por ekspertiza nuk u dorëzohej prokurorëve të çështjes.
Të dashur miq, ky është një akt tjetër antikushtetues që ndodh në kushtet e grushtit të shtetit të kryer nga Edvin Kristaq Rama, i cili fton çdo qytetar të përmbysim me çdo mjet këtë bandë trafikantesh, puçistësh dhe kriminelësh në pushtet. sb